Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“U fut në punë me diplomë të falsifikuar”, Manja denoncon doganierin në Korçë

2021/12/01 at 12:45 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“U fut në punë me diplomë të falsifikuar”, Manja denoncon doganierin në Korçë

Në një dalje për mediat nga ministria e Drejtësisë, ministri Ulsi Manja ka denoncuar parregullsitë e ndodhura në institucionet shtetërore dhe në disa bashki të vendit, raste të referuara nga njësia anti-korrupsion.


Ai tha se në Kadastrën e Durrësit ka konstatuar lëshime lejesh legalizimesh pa respektuar ligjin. Po ashtu ai përmendi rastin e një doganieri në Korçë, i cili ka falsifikuar diplomën e shkollës. Sipas Manjës, ky doganier, por edhe noteri që ka kryer këtë akt, janë kallëzuar.

Po ashtu, Manja nënvizoi se ka parregullsi edhe për dhënien e lejeve të ndërtimit, sidomos në zonat bregdetare, teksa iu referua Bashkisë së Vlorës, ku sipas tij  është dhënë leje ndërtimi ndaj një biznesi të madh, pa u përmbushur kriteret.

“Sot do të ndaj me ju raste të reja, për të cilat ka përfunduar hetimi. Bëhet fjalë këtë radhë për Kadastrën e Durrësit. Ka përfunduar hetimi për tre raste. Dy rastet e para kanë të bëjnë me dhënien e lejeve të legalizimit duke mos respektuar kërkesat që kërkon ligji përkatës. Rasti i tretë është më flagrant, është printuar leja e legalizimit, i është dorëzuar qytetarit, e në fund janë dhënë dokumentet e tjera, që duhet të jepen menjëherë me legalizimin. Kjo është e kuptueshme se cilat janë interesat që të çojnë drejt shkeljes së ligjit. Rasti tjetër ka të bëjë me doganën e Korçës, ku një nëpunës ka arritur të bëhet pjesë e doganës nëpërmjet dokumenteve shkollore të falsifikuara. Veç doganierit kemi kallëzuar edhe noterin. Kemi urdhëruar që ndaj noterit të nisë hetimi disiplinor. E fundit ka të bëjë me shërbimin e transportit rrugor, ku kemi kallëzuar një rast të ryshfetit. Kemi kallëzuar dhe një sekser.

Dua të shfrytëzoj rastin që t’i bëj thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo qytetar që shantazhon dhe kërkon ryshfet për gjëra që ju takojnë sipas ligjit. Kemi nisur një investigim të gjerë me lejet e ndërtimit të dhëna nga bashkitë dhe që bien ndesh me ligjin. Nisur nga një rast në Bashkinë e Vlorës për lejen e ndërtimit të dhënë ndaj një biznesi të madh, duke mos përmbushur kriteret, e për të cilën ka një kallëzim penal, kam urdhëruar ngritjen e një komisioni të posaçëm për të trajtuar çështje të kësaj natyre. Kemi konstatuar një sërë problematika, sidomos në zonat bregdetare. Po Nëse do të konstatojmë shkelje për territoret do të marrim masa. Në këtë proces kemi konstatuar se duke marrë kompetenca ekzekutive ka rivendosur në afat leje ndërtimi të dhëna që nga viti 2005, edhe pse planet urbanistike janë transformuar në kohë. Si ministër i drejtësisë do të vendos në lëvizje inspektorin e lartë të drejtësisë për çdo gjë të paligjshme. Rivendosja në afat e lejeve të ndërtimit të skaduara është e pa pranueshme. Nuk mundet gjykata të shtyjë vlefshmërinë e saj sepse merr atribute të një organi tjetër. Leja e ndërtimit jepet nga kryetari i bashkisë sipas ligjit dhe vetëm pasi janë dhënë të gjitha udhëzimet nga ekspertët. Për mua është e pa imagjinueshme që Gjykata të marrë përsipër të zgjasë apo ripërtërijë një leje të dhënë në vitin 2005”, tha Manja.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



Ju sugjerojmë

Neymar rinovon me Santos deri në fund të vitit 2025
Sport

Neymar rinovon me Santos deri në fund të vitit 2025

1 Korrik, 2025 5:26 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

“Thyhet” armëpushimi me Musk/Trump: DOGE është një përbindësh që mund ta hajë Elonin

1 Korrik, 2025 5:08 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Aksident në rrugën Lezhë-Shëngjin, plagoset një person

1 Korrik, 2025 4:54 pm
Gjeneralët që i shpëtuan sulmeve izraelite, heronj të rezistencës apo spiunë?
Bota

Gjeneralët që i shpëtuan sulmeve izraelite, heronj të rezistencës apo spiunë?

1 Korrik, 2025 4:50 pm
Tarifat, Kina: Të gatshëm të diskutojmë me SHBA
Bota

Tarifat, Kina: Të gatshëm të diskutojmë me SHBA

1 Korrik, 2025 4:43 pm
Mjekët: Rriten problemet shëndetësore nga vapa
Aktualitet

Mjekët: Rriten problemet shëndetësore nga vapa

1 Korrik, 2025 4:41 pm
Pranga 38-vje֛çarit në Vlorë, ndezi zjarr pranë një zone të mbrojtur pyjore
Kronikë

Pranga 38-vje֛çarit në Vlorë, ndezi zjarr pranë një zone të mbrojtur pyjore

1 Korrik, 2025 4:31 pm
Braho: Po tentohet të dëmtohet procesi i rinumërimit në KQZ
Aktualitet

2 kandidatët me më shumë vota të pamerituara në Fier/Braho:Jo në kushtet e gabimit..

1 Korrik, 2025 4:01 pm
Lushnje, panele diellore në kopshte e shkolla/ Synohet ulja e kostove për energjinë
Aktualitet

Lushnje, panele diellore në kopshte e shkolla/ Synohet ulja e kostove për energjinë

1 Korrik, 2025 3:56 pm
Babai përdhunoi të bijën/Bashkia Fier në ndihmë të nënës: Bonus qiraje dhe vend pune
Aktualitet

Babai përdhunoi të bijën/Bashkia Fier në ndihmë të nënës: Bonus qiraje dhe vend pune

1 Korrik, 2025 3:46 pm
Para
U vidhte kartat e identitetit pacientëve, në pranga infemierja në Tiranë

24-vjeçarja zhduket sapo mbërriti nga Italia, i ati denoncon: Nuk erdhi në shtëpi

Gledis Nano:Çalamani u kontrollua nga policia 5 ditë para se të vriste 8-vjeçarin

Gledis Nano:Çalamani u kontrollua nga policia 5 ditë para se të vriste 8-vjeçarin

Iu rikthye tumori pas 9 vitesh, përfundon operacioni i Adriana Matoshit

Iu rikthye tumori pas 9 vitesh, përfundon operacioni i Adriana Matoshit
















TE FUNDIT

Neymar rinovon me Santos deri në fund të vitit 2025

Neymar rinovon me Santos deri në fund të vitit 2025
1 Korrik, 2025

Neymar ka rinovuar kontratën me Santos deri në fund të vitit 2025. Rikthimi i tij në klubin ku nisi gjithçka...

Lexo më shumë

“Thyhet” armëpushimi me Musk/Trump: DOGE është një përbindësh që mund ta hajë Elonin

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
1 Korrik, 2025

Armëpushimi midis Elon Musk dhe Presidentit Donald Trump nuk zgjati as një muaj. Pas Senatit që kaloi me ngushtësi një...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën Lezhë-Shëngjin, plagoset një person

Helmohen disa banorë në Bulqizë
1 Korrik, 2025

Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Drejtuesi i një motoçiklete ka mbetur i plagosur...

Lexo më shumë

Gjeneralët që i shpëtuan sulmeve izraelite, heronj të rezistencës apo spiunë?

Gjeneralët që i shpëtuan sulmeve izraelite, heronj të rezistencës apo spiunë?
1 Korrik, 2025

Ali Shamkani dhe Esmael Qaani janë dy gjeneralët iranianë i shpëtuan sulmeve precize të ushtrisë izraelite, që gjatë 12 ditëve të luftës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com