Aktualitet

Foto nga Tirana/ Shqiptarët harrojnë Ditën e Flamurit 


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:33 - 28/11/15 |
b.f

Mëngjesi gri i këtij 28 Nëntori në Tiranë, ishte si një nga shumë mëngjeset e vjeshtës në kryqytet. 103-vjetori i Pavarësisë duket se do të jetë një datë si shumë të tjera, që nuk na ofron dot as ditën zyrtare të pushimit, duke qenë se përkon me fundjavën.

Një fundjavë e qetë, në të cilën qyteti vendos të flejë deri në mëngjes vonë, e ku askush apo pakkush kujtohet për 103-vjetorin e Pavarësisë.

Flamurët e vendosur nëpër dritare apo ballkone, tashmë të kthyer në një traditë që kulmoi tre vite më parë, duket se këtë radhë janë lënë në harresë. Opinion.al ben nje vezhgim te shpejte. Në shumë pak ballkone shikon ndonjë flamur të vetmuar, e hera herës, ndonjë rrobë të kuqe varur nëpër tela, që syri padashje e merr për flamur.

pallat 1pallat 3

 

Edhe flamujt e varur nëpër institucione, duken të harruar e të larë nga shiu vjeshtuk.

Në bulevard të paktën, nga të dy krahët janë vendosur disa flamuj , të cilët më shumë se sa ditën e flamurit, të kujtojnë imazhin e një dite, kur ndonjë delegacion i rëndësishëm vjen në Tiranë.

 

pallat 5drejtoria

Sidoqoftë, për të gjithë ata që e kanë harruar, sot shteti shqiptar feston 103-vjetorin e Pavarësisë së tij.

Me sa duket Tirana, që mes promovimit dhe sloganeve përgatitet për koncertet e Ditës së Clirimit, ka harruar një tjetër datë të rëndësishme për të gjithë, 28 Nentorin.

pallat 2pallat6

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas