Te Fundit

Fatura tatimore, Rama inspektim në kafe me Shehun dhe Fugën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:15 - 02/09/15 |
b.f

TIRANE- Kryeministri Rama e ka nisur ditën në terren këtë të mërkurë. Një ditë pasi lajmëroi aksionin kundër bizneseve informale ai është parë që në orët e para të mëngjesit duke pirë një kafe në zonën e ish-bllokut së bashku me drejtoreshën e Tatimeve, Briseida Shehu dhe drejtorin e Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga. Në fokus ka qenë vëzhgimi për faturat tatimore.

Mediat ishin lajmëruar se Rama do të kishte edhe një deklaratë pas kafes.

Ai hodhi poshtë akuzat se ky operacion është goditje për biznesin e vogël duke sqaruar se qëllimi është t’i mbyllet shtegu për evazion bizneseve të mëdha. Kreu i qeverisë i bëri apel qytetarëve që të marrin kuponin tatimor në çdo rast, duke evidentuar faktin se nga konsumimi i 1 milionë kafeve në ditë humbasin 61 milionë dollarë.

Kryeministri nder te tjera është treguar edhe kavalier duke paguar kafet vartësve të tij.

 

189379

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas