Kryesore

Është i mundur një bashkim me Berishën? Basha: Ka hedhur në erë çdo urë afrimi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:36 - 22/11/21 |
Opi Nion

Lulzim Basha është i bindur se Partia Demokratike nuk po shkon drejt ndarjes dhe se 18 Dhjetori është dita e bashkimit të demokratëve. Në një intervistë për Televizion Klan, kryedemokrati akuzon Berishën se po përdor demokratët për hallet e tij personale.

“Nuk ka palë në PD, ka një PD, ka një Kuvend më 18 Dhjetor, sipas vendimit të Kryesisë së PD. Ka një individ, i cili po përpiqet ta përdorë PD si mburojë ndaj halleve dhe problemeve personale që ka pas shpalljes së tij non grata nga SHBA. Për këtë arsye, Kuvendi i 18 Dhjetorit, do të jetë një Kuvend bashkimi i të gjithë demokratëve”.

Nuk i druhet aspak një vendimi për shkarkimin e tij, teksa e cilëson antistatutor thirrjen nga Berisha në 11 Dhjetor të Kuvendit Kombëtar të demokratëve.

“Askush, as Sali Berisha nuk i mbivendoset dot asnjë anëtari tjetër dhe nuk i mbivendoset dot rregullave që na mbajnë bashkë në këtë shtëpi të lirisë, që është statuti dhe vlerat e kësaj partie”.

Por a është i mundshëm një bashkim mes Berishës e Bashës?

“Për fat të keq Sali Berisha ka hedhur në erë çdo urë të mundshme të afrimit me demokratët”.

Pyetje: A po shkon Partia demokratike drejt një ndarjeje mosbesimi, ku secila prej palëve ka thirrur një datë për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.

Lulzim Basha: Nuk ka palën në Partinë Demokratike, ka një Parti Demokratike, ka një Kuvend më 18 dhjetor, sipas vendimit të Kryesisë së Partisë Partisë Demokratike dhe Partia Demokratike padiskutim ka një debat të brendshëm, do ta ketë gjithmonë, liria e mendimit është diçka, ndërsa abuzimi me lirinë e mendimit dhe të shprehjes është diçka tjetër. Prandaj them që nuk ka palë, ka një individ, i cili po përpiqet ta përdor Partinë Demokratike si mburojë ndaj halleve dhe problemeve personale që ka pas shpalljes së tij “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë arsye Kuvendi i 18 dhjetorit do të jetë një Kuvend bashkimi i të gjithë demokratëve dhe bashkimi do të jetë për aspiratat dhe hallet e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve dhe jo në funksion të një individi kushdo qoftë ky.

Pyetje: Zoti Berisha është i vendosur për të mbajtur Kuvendin e thirrur sipas tij nga delegatët në datën 11 dhjetor ku me shumë gjasa, në fakt do të jetë edhe shkarkimi juaj. Çfarë do të bëni ju pas këtij vendimi zoti Basha?

Lulzim Basha: Zoti Berisha nuk është një gjendje të marrë asnjë vendim të tillë. Ai është i pezulluar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe çdo ditë me sjelljen dhe me gjuhën e tij linçuese për fat të keq po bie poshtë e më poshtë. E dëgjuat ditët e fundit se si drejtpërsëdrejti apo përmes sulmeve të orkestruara nga ai, po sulmon drejtueset zonja e Partisë Demokratike me një gjuhë të ulët dhe të poshtër, madje do të thoja edhe më të ulët se ajo që ka përdorur Edi Rama kundër drejtuesve gra të Partisë Demokratike. Kjo sigurisht më mbush me keqardhje, por është zgjedhja e tij. Është ai që ka zgjedhur tashmë t’i ndajë rrugët me vlerat dhe parimet që na mbajnë bashkë në këtë familje. Por një gjë është e sigurt, askush, as Sali Berisha nuk i mbivendosen dot asnjë anëtari tjetër dhe nuk i mbivendosen dot rregullave që na mbajnë bashkë në shtëpinë e lirisë që është statuti dhe vlerat e kësaj partie.

Pyetje: Por, nëse kjo gjë do të ndodhë a do t’i përgjigjeni ju në të njëjtën mënyrë duke përjashtuar zotin Berisha nga Partia Demokratike?

Lulzim Basha: Për fat të mirë Partia Demokratike dhe unë nuk veprojmë në bazë të nëse. Nëse-të, i takojnë një individi i cili pasigurinë e tij dhe nevojën për ta përdorur apo keqpërdorur Partinë Demokratike dhe demokratët si mish për top në një luftë me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kalon nga paradoksi në paradoks, çfarë thotë sot nuk thotë nesër. Një gjë është e sigurt që gjithmonë e më shumë po njehsohet edhe në verb me kundërshtarin e Partisë Demokratike dhe me kundërshtarin e shumicës së shqiptarëve që është Edi Rama dhe regjimi i tij.

Pyetje: Duke parë sallat plot tek Zoti Berisha, jeni penduar ju zoti Basha për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar dhe në këto zhvillime që kanë ndodhur ditët e fundit a ekziston mundësia e një bashkimi?

Lulzim Basha: Për fat të keq Sali Berisha ka hedhur në erë çdo urë të mundshme të afrimit me demokratët. Sallat pa diskutim kanë pasur në fillesat e tyre njerëz të etur për të dëgjuar, por këtë etje për të dëgjuar askush nuk e ka abuzuar më shumë sesa Sali Berisha. Mund ta kishte kthyer këtë me të vërtet në një turrë dëgjesash dhe lamtumire siç premtoi, duke marrë vendimin që premtoi, mos përfshirjen e Partisë Demokratike dhe të demokratëve në betejën që ai ka nisur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas shpalljes non grata. Në fakt e ktheu në një turr linçimi të çdokujt që mendon ndryshe nga Sali Berisha, të çdokujt që mbron interesat e demokratëve përballë interesave personale të Sali Berishës. Dhe këtu për fat të keq është ai që ka përcaktuar rrugën dhe fundin e kësaj rruge. Partia Demokratike do të ecë përpara. 18 dhjetori është shprehja e vullnetit të demokratëve për të ecur përpara sepse beteja jonë nuk është me të kaluarën, beteja jonë nuk është për hallet dhe problemet personale të Sali Berishës. Beteja jonë bëhet në emër të sakrificës të të gjithë demokratëve dhe bëhet për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Bëhet përballë kundërshtarit të vetëm që kanë demokratët, që sot janë të papunë, pa bukë, që falë sakrificave të tyre u përballën në mënyrë më të mahnitshme me masakrën zgjedhore të 25 Prillit dhe nuk munden më as një grusht pushtetarësh, ish-pushtetarësh, të majmur dhe të korruptuar që vijnë si grenxa rreth takimeve dhe gjuhës linçuese të Sali Berishës dhe as për Sali Berishën.

Pyetje: Dje Sali Berisha në fakt ka kërkuar edhe largimin e nënkryetarëve dhe sekretarëve, sipas tij nuk janë votuar, nuk ka kaluar në votim të fshehtë në Këshillin Kombëtar. A i druheni, në fakt, zoti Basha, edhe largimit të mundshëm të ndonjërit prej tyre nga Partia Demokratike?

Lulzim Basha: Jo, sjelljet dhe veprimet dhe gjuha e Sali Berishës ka kohë që ka kaluar çdo cak njerëzor dhe jo më politik. Ndërsa të kërkosh logjikë në ato që thotë po bëhet e pamundur. Në standardet që përdor, janë jo standarde të dyfishta por të pesë-fishta. Ajo që më trishton më shumë se gjithçka, është konvergimi i plotë që ka në sulmet që bën, në gjuhën që përdor dhe në demokratët që zgjedh për të sulmuar, në veçanti demokratët që përfaqësojnë vullnetin përmes zgjedhjes së tyre në organet legjitime dhe forumet legjitime të Partisë Demokratike. Konvergimi pra me Edi Ramën, me kundërshtarin kryesor të demokratëve. Bashkimi tashmë edhe në një gjuhë, edhe në shënjestra i Sali Berishës me Edi Ramën është nga njëra anë diskreditimi më i madh që i bëhet Sali Berishës, që i bën vetes së tij dhe nga ana tjetër tregues i qartë se e gjitha kjo nuk është gjë tjetër veçse një betejë personale për të mbajtur peng Partinë Demokratike, për interesa personale të Sali Berishës.  Nuk ka për të ndodhur!/tv.klan.al

Pas