Rajoni

Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Greqi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:03 - 22/11/21 |
Opi Nion

Është rritur numri i viktimave dhe i rasteve të rasteve të reja me COVID-19 në Greqi. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë 24 orëve  kanë humbur jetën nga koronavirusi 105 qytetarë.

Ndërkohë, rastet e reja me COVID gjatë këtij harku kohor janë shënuar 7,287, prej të cilave gjashtë u identifikuan në pikat doganore të vendit. Numri total i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është 886,207 .

Sa i përket rasteve fatale, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë regjistruar 17,425 viktima, 95% prej të cilëve ishin me sëmundje shoqëruese./ Opinion.al

Pas