Sport

Emrat/ Dy lojtarë të Partizanit infektohen me koronavirus


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:46 - 08/07/20 |
Opi Nion

Dy lojtarë të Partizanit janë konfirmuar me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga vet klubi përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”. Në njoftimin e klubit thuhet se Deian Boldor dhe Besnik Ferati rezultuan pozitivë ne testin e kryer për COVID-19.

Lojtarët ditët e fundit kishin shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit. Aktualisht, Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre.

Klubi i Partizanit shprehet se ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP.

Njoftimi i klubit të Partizanit:

FK Partizani njofton se dy prej pjestarëve të ekipit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19. Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv. Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ. Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjestar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma. Klubi ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet  protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë ti përmbahet udhëzimeve për pjesen tjetër të skuadrës dhe stafit.

Pas