Aktualitet

Kuli: Komiteti Teknik vendosi që mbajtja e maskave të bëhet me detyrim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:57 - 08/07/20 |
Opi Nion

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur mbajtjen me detyrim të maskave në ambiente publike. Masa e re anti-Covid vjen pas shtimit të rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri. Lajmin e bëri të ditur Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë.

Gjatë një interviste në “Report Tv”, ajo tha se mbajtja e maskave do të bëhet e detyrueshme në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz. Kuli theksoi se personat që shkelin këtë masë të re, do të gjobiten. Ajo shtoi se vendimi do të hyjë në fuqi në ditët në vijim.

“Në ambientet e mbyllura do të jetë e detyrueshëm maska dhe do të ketë gjoba dhe do të bëhet këto ditë. Janë çështje të vendosura nga Komiteti Teknik që maska të bëhet e detyrueshme dhe kjo do të zbatohet sa më shpejtë. Kurba është e lartë por e qëndrueshme, ndërsa nuk pritet të ketë ulje të rasteve”, tha Kuli./ Opinion.al

Pas