Aktualitet

Dosja 184/Merren 4 të pandehur, pushohen hetimet për babain e deputetes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:33 - 12/02/21 |
Semiljana Azizi

Ka përfunduar seanca gjyqësore për dosjen 184, në rrethin gjyqësor të Dibrës, teksa të pandehur janë marrë 4 persona.

Bëhet fjalë për: Robert Aga, Drini Gjeci, Nuri Meta dhe Hasan Hioti.

Këta të fundit akuzohen për dy vepra penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje e zgjedhësve”.

Ndërkaq organi i akuzës ka kërkuar të pushohen hetimet për kryebashkiakun socialist të Dibrës Dionis Imeraj, biznesmenin Imer Lala (babai i deputetes Reme Lala), Arben Keshin, Bekim Krashin dhe Afrim Milkin.

Kujtojmë që në këtë seancë është kërkuar nga avokati i Partisë Demokratike Indrit Sefa, përjashtimi i gjyqtarit të çështjes Xhevdet Lika. Kjo kërkesë është refuzuar nga Gjykata, teksa seanca e sotme vijoi me po të njëjtin gjyqtar.

Ndërkaq, në seancën e sotme gjyqësore ishin të pranishëm 2 nga 4 të akuzuarit. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e arsimit Drini Gjeci dhe ish- administratorin e njësisë Tomin Nuri Meda, ndërsa pjesa tjetër e të akuzuarve përfaqësohet nga avokatët./Opinion.al

Pas