Aktualitet

Shkelje në 6 procese, si e liroi gjyqtarja e Krujës Hekuran Billën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:54 - 12/02/21 |
Doriana Çepunaj

Pas arrestimit të gjyqtares Enkeleda Hoxha, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka bërë të ditur detaje te reja lidhur me disa çështje të trajtuar nga kjo gjyqtare.

Përmes një njoftimi për mediat ILD  bën me dije se në trajtimin e çështjes së Hekuran Bilës nga ana e gjyqtares janë konstatuar veprime të cilat kanë sjellë përfitim të pa drejtë për palët në proces gjyqësor.

ILD ka vendosur më datë 16.07.2020 fillimin e hetimit disiplinor me iniciativë (pas publikimit në media të vrasjes së shtetasit H.B më 11.06.2020), ndaj magjistrates E.H, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.

Nga analiza ligjore e fakteve të konstatuara gjatë hetimit displinor rezulton se nga ana e magjistrates E.H. janë ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjnë me:

–               Mospërmbushjen e pajustifikuar të funksioneve gjatë gjykimit

–               Veprime dhe sjellje të magjistratit që ka sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin

–               Veprime dhe sjellje të magjistratit që ka sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin, si dhe në mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal.

–               Mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal në dhënien e vendimit

–               Nxjerrja e akteve të paarsyetuara, në të gjitha ato raste kur ligji kërkon nxjerrjen e aktit në formë të arsyetuar”, thuhet në njoftimin e ILD.

Sikurse bën me dije ky inspektorat janë analizuar 6 vendimmarrje të magjistrates Hoxha nga viti 2017 deri në 2019 të cilat rezultojnë në kundërshtim me ligjin dhe të cilësuara shkelje me dashje direkte.

Hetimi disiplinor i ILD ka analizuar 6 vendimmarrje të magjistrates E.H. nga viti 2017 deri në 2019, nga ku ka rezultuar se nga ana e saj janë zhvilluar procese gjyqësore tërësisht të njënashme dhe në kundërshtim flagrant me dispozitat materiale dhe procedurale penale. Veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistrates në çështjet objekt hetimi, nuk janë kryer në kuadër të paaftësisë së saj profesionale, por si rezultat i një veprimi të drejtpërdrejt dhe të vullnetshëm nga ana e saj.

Nuk janë respektuar dispozitat penale me karakter urdhërues, të cilat parashikojnë kritere me karakter objektiv, ndalues dhe me një përmbajtje të drejtpërdrejtë dhe lehtësisht të kuptueshme për lirimin e të dënuarit, ku përvoja e gjatë profesionale në detyrë e magjistrates e lejon të interpretojë dhe zbatojë drejt këto dispozita; Këto veprime/mosveprime të saj janë kryer në mënyrë drejtpërdrejtë, të vazhduar, të vullnetshme dhe të pajustifikuar në 5 procese gjyqësore me të njëjtin kërkues H.B. dhe në 1 proces tjetër me kërkues I.P.  Në këto kushte, arrihet në konkluzionin se shkeljet disiplinore janë kryer nga ana e magjistrates E.H me “dashje direkte””, thuhet në njoftim.

Nisur nga sa më sipër ILD ka kërkuar shkarimin e gjyqtares proces që është ende në vazhdim.

“Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon nga Këshilli i Lartë Gjyqësor të administrojë provat e paraqitura nga ILD në këtë procedim disiplinor dhe të vendosë: “Pranimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates E.H., me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë për shkeljet disiplinore të parashikuara nga neni 140, pika 2, shkronja “a” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nga neni 102, pika 1 shkronjat “ç” dhe “dh” dhe neni 102, pika 2, shkronjat “a” dhe “c”, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe caktimin ndaj tij të masës disiplinore “Shkarkim nga detyra”, thuhet në njoftim./Opinion.al

 

Pas