Aktualitet

Arrestimi i gjyqtares në Krujë, zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:55 - 12/02/21 |
Semiljana Azizi

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimet e bujshme ditën e djeshme në Krujë, teksa në prangat e policisë është vënë dhe gjyqtarja Enkeleda Hoxha.

Bëhet me dije se sipas dosjes hetimore, një i dënuar për vrasje në Vlorë është liruar me kusht, 7 muaj më parë nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha.

I dënuari është identifikuar si Altin Skëndaj. Ndërkaq, theksohet se në të gjithë këtë skemë korrupsioni, një tjetër person i identifikuar si Isuf Tanuzi ka luajtur rolin e sekserit.

Kujtojmë që ditën e djeshme janë arrestuar 10 persona ndërsa 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në pranga është vendosur gjyqtarja Enkeleda Hoxha, një avokat. Ndërsa në përgjimet e SPAK kanë rënë edhe mjekë e infermierë./Opinion.al

Pas