Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dita e Autizmit, Manastirliu:Do të hapet Qendra Kombëtare Terapeutike në Kombinat

2022/04/02 at 1:54 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dita e Autizmit, Manastirliu:Do të hapet Qendra Kombëtare Terapeutike në Kombinat

Në ditën botërore kundër Autizmit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka marrë pjesë në ekspozitën me punimet e fëmijeve me çrregullime të spektrit autik, një aktivitet i organizuar për të rritur ndërgjegjësimin në Ditën Botërore të Autizmit.


Gjatë bashkëbisedimit me fëmijët, prindërit dhe punonjësit e shërbimeve sociale, Ministrja e Shëndetësisë ka ndarë lajmin e mirë për fëmijët me çrregullime të spektrit autik, për hapjen e Qendrës Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese në Kombinat.

“Për pak ditë ne do hapin një qendër të re, që është një gjysmë strukturë spitalore dhe që do të ketë mundësi që të ofrojë me metodat me të mira të trajnimit bashkëkohor, trajtime dhe shërbime të fëmijëve me problematika të çrregullimeve të spektrit autik dhe gjithashtu të aftësisë ndryshe, kjo është Qendra e Rehabilitimit dhe Zhvillimit të Fëmijëve në Kombinat. Ajo çfarë ne kemi bërë -edhe pse në një periudhë të vështirë të pandemisë- është që i’a kemi dalë që të investojmë në qendrat tona të përkujdesjes”, theksoi Manastirliu.

Duke folur për reformimin e sistemit aktual të vlerësimit të aftësisë së kufizuar, Manastirliu tha: “Deri përpara disa vitesh nuk ka patur një vlerësim të ndarë që bëhej për fëmijën dhe për të rriturin. Sot kemi një vlerësim të dedikuar, i cili vlerësohet nga mjeku dhe nga punonjësi social në komisionet e vlerësimit të aftësisë dhe ka një set kriteresh të dedikuar për vlerësimin e fëmijës. Kjo është falë reformës që kemi bërë dhe falë të gjithë mekanizmave që janë vënë në funksion, për të mbështetur më shumë fëmijët, të cilët kanë nevojë të marrin përveç mbështetjes financiare edhe mbështetjë nëpërmjet shërbimeve psiko-sociale. Kjo reformë vepron dhe orienton ata të cilët kanë nevojë për më shumë shërbime sociale, shëndetësore dhe mbështetje, nëpërmjet skemave të vlerësimit të medikamenteve”, tha Manastirliu.

Gjithashtu Manastirliu deklaroi se Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një Fond Social, për mundësuar që në nivel kombëtar, në tre vite, të ngremë 35 shërbime në territor për grupet vulnerabël, përfshirë edhe shërbimet për aftësinë e kufizuar dhe fëmijët e spektrit autik

“Ngritja e një fondi të dedikuar për shërbimet sociale, që është Fondi Social, ka mundësuar që në nivel kombëtar, në tre vite, të ngremë 35 shërbime në territor për grupet vulnerabël, përfshirë edhe shërbimet për aftësinë e kufizuar dhe fëmijët e spektrit autik”, tha Manastirliu.

Në nivel kombëtar ofrohen shërbime në 9 qendra rezidenciale dhe ditore, Qendrat e Zhvillimit të Përkujdesit Shoqëror, që financohen nga buxheti i shtetit dhe ku marrin shërbime rehabilituese dhe 95 fëmijë me aftësi të kufizuar, ndër to dhe fëmijët me çrregullime të spektrit autik.

Përmes Fondit Social të MSHMS janë mbështetur bashkitë për ngritjen e 35 shërbimeve sociale, nga të cilat përfitojnë mbi 3 mijë qytetarë në nevojë.

MSHMS mbështet me programin e Mbrojtjes Sociale nga skema e pagesave të aftësisë së kufizuar 1.979 individë me autizëm si dhe kujdestarët e tyre.

Pagesa për fëmijët e spektrit autik dhe pagesa për kujdestarët e tyre shoqërohet edhe me përfitime të tjera direkte, si:

–           Pagesë në masën 200% të pagesës si person me aftësi të kufizuara gjatë kohës që ndjekin kursin/shkollën, gjatë një kursi kualifikimi/programi studimi, brenda afatit të përcaktuar për kryerjen e kursit të kualifikimit/programit të studimit.

–           Pagesë në masën 300% të pagesës si person me aftësi të kufizuara gjatë kohës që ndjekin studimet vetëm për një dhe gjatë një programi studimi, brenda afatit të përcaktuar për kryerjen e programit të studimit.

Të gjithë personat me aftësi të kufizuar, përfitues së skemës së mbrojtjes sociale, përfitojnë gjithashtu nga Paketa e Rezistencës Sociale.



Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
VIDEO/Me pranga në duar dhe i rrethuar nga policë, Alqi Bllako i drejtohet qelisë

VIDEO/Me pranga në duar dhe i rrethuar nga policë, Alqi Bllako i drejtohet qelisë

Vokshi:Bllako i fshehur për 12 orë, iu kërkua të mbyllë gojën e të mos tregojë…

Vokshi:Bllako i fshehur për 12 orë, iu kërkua të mbyllë gojën e të mos tregojë...

Rama: Të përgatitemi për shkurtime dramatike të furnizimeve me energji dhe naftë

Projekti i Sheshit të Flamurit Vlorë,Rama:Foltorexhinjtë bëjnë përsheshe me baltë
















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}