Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vokshi:Bllako i fshehur për 12 orë, iu kërkua të mbyllë gojën e të mos tregojë…

2022/04/02 at 2:14 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vokshi:Bllako i fshehur për 12 orë, iu kërkua të mbyllë gojën e të mos tregojë…

Deputetja Albana Vokshi ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-deputetit të PS, Alqi Bllako. Në një deklaratë për mediat Vokshi u shpreh se fillimisht fshehja dhe më pas dorëzimi i kontrolluar i Bllakos në polici tregon se kryeministri  Edi Rama dhe vartësit e tij në Policinë e Shtetit janë gati të bëjnë gjithçka për të penguar drejtësinë.


“Fshehja dhe dorëzimi i kontrolluar i Alqi Bllakos për shumë e shumë orë tregon se Edi Rama dhe vartësit e tij në Policinë e Shtetit janë gati të bëjnë gjithçka për të penguar drejtësinë.  Fakti që Policia e shtetit me urdhër politik nga Edi Rama luajti lojën e kungulleshkave, tregon panikun dhe tmerrin nga dekonspirimi që mund t’i bëjnë  bashkëpunëtorët e tij, në aferën korruptive të shekullit.   Kur SPAK njoftoi se do të arrestonte deputetin e Ramës për korrupsionin gjigand me inceneratorët, kryeministri, Ministri i Drejtësisë dhe një tabor i tërë me zyrtarë të lartë u betuan për zbatimin e Reformës në Drejtësi.   Por, ajo që ndodhi më pas ishte një skandal i vërtetë, një skemë kriminale që u parandalua vetëm për shkak të reagimit publik”, tha Vokshi.

Më tej deputetja akuzoi se Policia nuk e gjeti Bllakon për orë të tëra edhe pse duhej ta mbante nën vëzhgim, pasi sipas saj me shumë gjasa ai ishte në negociata me Ramën dhe ministrat e tjerë të zhytur në këtë aferë.

‘Në pritje të urdhrit të arrestit nga gjykata, SPAK njoftoi Policinë që të mbante nën mbikqyrje Alqi Bllakon. Por “çuditërisht”  Policia, për shumë orë, nuk e gjeti Bllakon ndërkohë që me shumë gjasa ai ishte në negociata me Ramën dhe Ministrat e tjerë të zhytur në këtë aferë. Askush nuk e thotë se ku ishte Alqi Bllako për më shumë se 12 orë. Sipas informacioneve, atij i është kërkuar që të zbatojë rregullin e Omerta-s mafioze, të mbyllë gojën e të mos tregojë shefat e përfshirë në skandalin qindra milionë euro të inceneratorëve.  Qytetarët shqiptarë e kanë shumë të qartë që Alqi Bllako nuk është as koka dhe as bishti i këtij korrupsioni gjigand. Ai është një hallkë, i cili duhet të vuajë pasojat e veprimeve të tij kriminale. Por, a do të ketë mundësi ai të flasë lirshëm. Çfarë porosish, urdhërash apo kërcënime ka marre ne ato ore qe policia po e kërkonte ne drejtim “te paditur”? PD i kërkon SPAK të zbardhë skandalin me policinë politike të shtetit.  Alqi Bllako sot ka mundësinë t’i bëjë një nder vetes dhe Shqipërisë. Të tregojë të gjithë të vërtetën”, tha Vokshi. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
Bota

Trump: Irani pranon të mos ketë armë bërthamore

12 Qershor, 2026 12:01 pm
Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK
Kronikë

Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK

12 Qershor, 2026 10:56 am
Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
Bota

Netanyahu distancohet nga marrëveshja SHBA-Iran: Izraeli nuk është pjesë e…

12 Qershor, 2026 10:21 am
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Tentohet të vidhet banka në Shkozë, autori kapet nga policia

12 Qershor, 2026 9:53 am
Protesta/ Berisha: Kundërshtari nuk do e mësojë online skenarin tonë
Kryesore

Iu hoq non-grata nga SHBA, Berisha falënderon administratën Trump

12 Qershor, 2026 9:24 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

12 Qershor, 2026 8:05 am
Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?
Bota

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?

11 Qershor, 2026 10:39 pm
Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA
Bota

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

11 Qershor, 2026 9:46 pm
Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
Sport

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

11 Qershor, 2026 9:11 pm
Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029
Sport

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029

11 Qershor, 2026 8:54 pm
Para
Rama: Të përgatitemi për shkurtime dramatike të furnizimeve me energji dhe naftë

Projekti i Sheshit të Flamurit Vlorë,Rama:Foltorexhinjtë bëjnë përsheshe me baltë

Presidentja e Parlamentit Evropian takon Zelenskyn: Ukrainasit janë heronj

Presidentja e Parlamentit Evropian takon Zelenskyn: Ukrainasit janë heronj

Gjykata jep masat: Lirohet e dashura e Nuredin Dumanit. Burg për 40-vjeçarin

Gjykata jep masat: Lirohet e dashura e Nuredin Dumanit. Burg për 40-vjeçarin
















TE FUNDIT

Trump: Irani pranon të mos ketë armë bërthamore

Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
12 Qershor, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka njoftuar arritjen e dakordësisë me Iranin. Trump tha se Irani ka rënë...

Lexo më shumë

Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK

Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK
12 Qershor, 2026

SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë zhvilluar një operacion të gjerë për goditjen e një grupi kriminal të...

Lexo më shumë

Netanyahu distancohet nga marrëveshja SHBA-Iran: Izraeli nuk është pjesë e…

Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
12 Qershor, 2026

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli nuk është palë në memorandumin e mirëkuptimit të raportuar mes Shteteve të...

Lexo më shumë

Tentohet të vidhet banka në Shkozë, autori kapet nga policia

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
12 Qershor, 2026

Një tentativë për vjedhje është regjistruar në zonën e Shkozës në Tiranë, ku objektiv i autorit ka qenë filiali i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}