Aktualitet

Projekti i Sheshit të Flamurit Vlorë,Rama:Foltorexhinjtë bëjnë përsheshe me baltë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:32 - 02/04/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka shkruar në rrjetet sociale në lidhje me projektin e Sheshit të Flamurit në Vlorë. Ai thotë se “foltorexhinjtë e Vlorës duan transparencë për projektin. Nuk u ve faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë”.

Më tej kreu i qeverisë thekson se Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur.

“Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobuzësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit! Nuk u ve faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar megjithë qendrën social-kulturore, e cila do t’i japë Vlorës një përmasë të re!”, shkruan Rama./Opinion.al

Pas