Aktualitet

Devoll/Digjen 5 hektarë tokë me frutikulturë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:45 - 25/09/22 |
Opi Nion

Një sipërfaqe prej 5 hektarësh e mbjellë me frutikulturë dhe bazë ushqimore për blegtorinë në fshatin Baban të Bashkisë Devoll është përfshirë nga zjarri ditën e sotme.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit, të cilat rrezikonin të përhapeshin edhe në pemtoret e tjera.

Mësohet se, dëmet e shkaktuara nga zjarri janë të konsiderueshme.

Sakaq, policia dyshon se për zjarrvënie të qëllimshme.

Pas