Politikë

Rritja e çmimit të energjisë,Meta:Rezultat i vjedhjes 10-vjeçare të një artisti



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:16 - 25/09/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konferencën e sotme për mediat tha se nga vendimi i fundit i qeverisë dhe ERE-s  do të preken të gjithë qytetarët.

Meta tha se rritja e çmimit të energjisë vjen si rezultat i vjedhjes dhe korrupsionit në këto 10 vite.

Po ashtu, Meta akuzoi sot qeverinë se ka dështuar me menaxhimin e sektorit të ujësjellësave dhe kanalizimeve dhe se nuk ka mbajtur premtimin për furnizimin me ujë të pijshëm për 24 orë.

“Të gjithë do të preken nga vendimet e fundit pavarësisht nga demagogjia e qeverisë. Pasojat e vërteta dhe më të rënda, përfshi edhe vendimin e fundit për rritjen marramendëse të çmimit të energjisë, vijnë si rezultat i mungesës së përgjegjësisë së një artisti që ka 10 vjet që ka marrë lejen në fushën e vjedhjes dhe korrupsionit. Asnjë justifikim nuk qëndron. Le të marrim në konsideratë situatën me menaxhimit e ujit të pijshëm, i cili ka edhe ai efektin e vet në këtë dështim të çështjes së energjisë. Dështimet e jashtëzakonshme në këtë sektor, pavarësisht se premtoi që do garantonte 24 orë ujë, është spektakolar. Uji për të cilin nuk merren të ardhurat është shumë i lartë, 67% e tij, humbet ose vidhet nga keqmenaxhimi”, tha Meta./Opinion.al

Pas