Bota

Zgjedhjet në Itali/ Meloni: Na ndihmoni të shkruajmë historinë së bashku



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:07 - 25/09/22 |
Opi Nion

Kandidatja e të djathtës për kryeministre në Itali, Giorgia Meloni ka reaguar përmes një postimi në “Tëitter”, ndërkohë që italianët po votojnë.

Në postim , Meloni shkruan se sot është dita që mund të shkruhet historia dhe se këtë mund ta bëjnë të gjithë së bashku, drejtuar kështu qytetarëve italianë.

“Sot ne shkruajmë historinë së bashku. Sot ju mund të ndihmoni në shkrimin e historisë,”- shkruan Meloni.

Në orën 7 të mëngjesit u hapën rregullisht qendrat e votimit në mbi 61 mijë njësitë elektorale të shpërndara në të gjithë Italinë. 51 milionë italianë kanë të drejtë që të votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, nga të cilët 4.7 milionë votojnë jashtë vendit. 51% janë gra, ndërsa 2.6 milionë të rritur do të votojnë për herë të parë në Senat.

Pas