Kryesore

Deklarata e SHBA, Basha: Ju kërkoj të mos jenë palë


               Publikuar në : 16:07 - 15/03/19 |
geliano fataj

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Delegacioni i Bashkimit Europian i paraprinë protestës së nesërme të thirrur nga opozita, me dy deklarata të veçanta, duke paralajmëruar se dhuna gjatë manifestimeve është “e paligjshme dhe e patolerueshme”.

Nuk komentoj asnjëherë deklarata e ambasadave. Por meqë me pyesni një sugjerim i kam. Nuk iu kërkoj të jenë palë me asnjë person në Shqipëri, me asnjë person politik, por te jenë palë me vlerat që ata përfaqësojnë”, tha Basha pas një takimi me Ministrin e Jashtëm Çek.

Ndërkohë rreth 1200 efektivë të Policisë dhe Gardës së Republikës pritet të angazhohen për mbarëvajtjen e protestës të 16 Marsit të njoftuar nga opozita. Reparti special i forcave RENEA, por edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të vendosen në pjesën e pasme të godinës së Kryeministrisë.

Mes Kryeministrisë dhe Piramidës janë vendosur barriera metalike për të penguar hyrjen e protestuesve drejt selisë së qeverisë./ Opinion.al

Pas