Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Slogani “Taken by Albania”, një ndër më të këqinjtë në botë

2019/03/15 at 4:26 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Slogani “Taken by Albania”, një ndër më të këqinjtë në botë

Gazeta “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull videos promocionale “Të rrëmbehesh nga Shqipëria” e cila është mbushur me thirrje për të njohur historinë e Shqipërisë, traditën, kështjellat, fjordet dhe luginat, liqenet e ngrira, kanionet dhe e gjithë kjo, rrethuar nga ngrohtësia dhe mikpritja e shqiptarëve.


“Marketingu mund të jetë një biznes i ndërlikuar. Por sa e vështirë mund të jetë të tërheqësh disa turistë?” shkruan gazeta britanike, teksa shton se fotografitë e bukura në broshurë ose në faqe interneti, e bëjnë punën më mirë se çdo frazë e vrazhdë dhe të çojnë në supozimin se fjalët nuk kanë rëndësi.

Sipas gazetës prestigjoze britanike, ky slogan promovues konkuron si një ndër më të këqinjtë në botë.

“Me siguri me këtë ata nuk janë duke iu referuar pengmarrjes? Ashtu si në filmin e vitit 2008, ku dy vajza të reja amerikane rrëmbehen në Paris dhe shiten në tregje seksuale nga gangsterë të rëndë stereotipizues shqiptarë duke u pasuar me një zinxhir ngjarjesh dhe një valë dhune që lë një prej tyre të vdekur? Ashtu si Taken 2 dhe Taken 3, që shitën gjithashtu shumë bileta kinemaje, por nuk bënë asgjë për imazhin e Shqipërisë në skenën botërore. Ata nuk mund të thonë “të rrëmbyer” në këtë kuptim, apo jo?

Kjo do të dukej një mënyrë e çuditshme për të reklamuar vendin tuaj. Por kur ju shkoni në faqen e internetit, e cila gjendet si takenbyalbania.com , ju zbuloni se ka më shumë. Shumë më shumë. Si fillim ka një pjesë prezantuese e cila thekson se, ata janë duke folur për filmin Taken. Dhe ata do të konkurrojnë me të.

‘Në kulturën popullore Shqipëria është cilësuar si parajsë për banditë, kriminelë dhe gangsterë. Ndërsa perceptimi i bërë nga filma të mirë, si Taken, është tërësisht i pavërtetë! Në të vërtetë Shqipëria është vend i bukur dhe tepër i sigurt për të vizituar dhe jetuar “.

Dhe po, ata kanë absolutisht të drejtë, për pjesën e fundit mbi bukurinë dhe sigurinë. Por mund të kishte qenë më mirë, ta bënin këtë thelbin e gjësë sesa të përmendin gangsterët… oh i dashur, ka edhe më shumë.

‘Kjo është arsyeja pse ne kemi filluar këtë fushatë për të apeluar personalisht tek aktori i njohur i Taken, Z. Liam Neeson.  Shikoni videon dhe bashkohuni me ne duke nënshkruar peticionin për të marrë z. Neeson në Shqipëri për t’u rrëmbyër nga natyra e saj e bukur, mikpritja dhe traditat e përjetshme’, thuhet gjithashtu në video.

A nuk i lexon askush më gazetat? Z. Neeson është një aktor i mirë. Ai është me të vërtetë ylli i të tre filmave Taken. Ai ka bërë disa filma të shkëlqyer dhe ka një karrierë të shquar e cila ka shkuar përtej rolit të dyshimtë të një agjenti në pension të CIA-s. Por Z. Neeson është aktualisht në mes të një prej momenteve më të vështira të karrierës së tij, pasi akuzohet për racizëm pasi pranoi se dikur dilte rrugëve duke kërkuar një njeri të rastësishëm me ngjyrë, për ta vrarë si shenjë “hakmarrje” për përdhunimin e shoqes së ngushtë. Nëse jeni duke kërkuar një ikonë të ekranit për të qenë figurë për reklamën tuaj të re, atëherë Liam në këtë moment nuk është personi i duhur.

Ky hap i gabuar është një turp, pasi Shqipëria ka shumë për të ofruar. Në të vërtetë, një pjesë tjetër e fjalimit të faqes arrin në zemër të çështjes kur argumenton se ‘në një Evropë që është zbutur dhe hulumtuar, Shqipëria është mbrojtësi i fundit i të thyerve,  një vend ku malet nuk kanë rrugë, lumenjtë rrjedhin egër, dhe plazhet janë të paprishura’. Përpos dozës së hiperbolës që rrjedh përmes kësaj deklarate, gjithashtu ajo nxjerr në pah një të vertetë: Se Shqiperia eshte nje nga skajet e fundit “te fshehura” te Evropës.” shkruhet në artikullin e gazetës.

Artikulli mbyllet me pikëpyetjen nëse ky publicitet i keq do të jetë i suksesshëm në tërheqjen e njerëzve në Shqipëri, ndërsa shton se vendi meriton një mori vizitorësh dhe këshillon ekipin e marketingut të tërhiqet në një dërrasë vizatimi./Përshati: Opinion.al

 

 

Etiketa: artikullslogantaken by albania


Ju sugjerojmë

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
Bota

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

15 Korrik, 2026 1:45 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit
Kronikë

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit

15 Korrik, 2026 10:55 am
Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje
Bota

Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje

15 Korrik, 2026 10:52 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
Kryesore

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15 Korrik, 2026 8:41 am
Para
Shuhen dyshimet e Irina Shayk për tradhtinë, shfaqet e lumtur me partnerin

Shuhen dyshimet e Irina Shayk për tradhtinë, shfaqet e lumtur me partnerin

Ylli Shehu mbërrin në Parlament: Nuk jam tradhtar, mandati është i imi

Ylli Shehu fshehu dënimin, futi BMW X5 pa doganë

Këto 5 elementë ndikojnë pozitivisht në shëndetin e lëkurës

Këto 5 elementë ndikojnë pozitivisht në shëndetin e lëkurës
















TE FUNDIT

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
15 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një tjetër seri sulmesh ajrore ndaj Iranit, njoftoi Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM). Në...

Lexo më shumë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
15 Korrik, 2026

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore...

Lexo më shumë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
15 Korrik, 2026

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për të miturin M.P., i akuzuar për...

Lexo më shumë

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
15 Korrik, 2026

Ditën e sotme nisi zbatimi i amnistisë penale për mbi 1300 të burgosur, nga të cilët 541 lirohen sot. Ligji,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}