InstaBIZ

Shuhen dyshimet e Irina Shayk për tradhtinë, shfaqet e lumtur me partnerin


               Publikuar në : 16:41 - 15/03/19 |
xhu lia

Zhurma e madhe mediatike që u shkaktua pas perfomancës në ndarjen e çmimeve ‘Oscar’ të këngëtares Lady Gaga dhe aktorit Bradley Cooper, ku u aludua se mes tyre ka diçka më tepër se miqësi, duket se nuk e ka prekur familjen e aktorit.

Disa kohë pas tërë shkrimeve apo reagimeve në rrjete sociale aktori së bashku me të dashurën e tij modele, Irina Shayk janë shfaqur më të qeshur e të lumtur se kurrë. Ata janë fotografuar nga paparacët ditën e enjte duke kaluar pak kohë me vajzën e tyre Lea, duke u shfaqur më të lumtur se kurrë.

Ndonëse Bradley nuk i ka komentuar në asnjë çast aludimet në media ka qenë Lady Gaga, e cila është shprehur se qëllimi i performancës së tyre ishte pikërisht të transmetimi i ndjesive të dy personave të dashuruar, por që mes tyre nuk ka asgjë më shumë se miqësi  të sinqertë.

Mesa duket edhe nga fotot modelja 33-vjeçare Irina Shayk i ka hedhur pas krahëve  dyshimet për një tradhti të mundshme nga partneri i saj./Xh.K/Opinion.al/

 

 

 

Pas