Kronikë

Makina bie në kanal, humb jetën e mitura


               Publikuar në : 18:05 - 15/03/19 |
geliano fataj

Një 17-vjeçare ka humbur jetën në një aksident rrugor. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20, në vendin e quajtur mbi Shkallë, në Borsh.

Automjeti tip “Audi” drejtohej nga 19-vjeçari R.Dh, ndërsa e mitura Analuiza Duro ishte pasagjere. Makina ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë dhe ka përfunduar në kanal.

Policia thotë se ka shoqëruar 19-vjeçarin, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit./Opinion.al

Pas