Politikë

Deklarata e Nokës, PD: Anëtarësia s’është etiketuar “llum”, ja për cilët u përdor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:18 - 11/10/21 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka reaguar ndaj akuzave të deputetit Flamur Noka i cili drejtoi gishtin drejt liderit të demokratëve Lulzim Basha se në mbledhjen e Kryesisë, ka “fyer” sipas Nokës anëtarësinë dhe elektoratin e PD me etiketimin “llum”.

Bëhet me dije se këtë deklaratë Noka e ka bërë ditën e sotme për mediat jashtë selisë së PD, fill pas takimit të grupit parlamentar demokrat.

Nga ana tjetër në një reagim zyrar, PD thotë se kjo është shtrembërim i të vërtetës i asaj çfarë është diskutuar.

“Për asnjë moment, anëtarësia e PD nuk është etiketuar me fjalen llum. Kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe sot, në partneritet me Edi Ramën dhe njerëzit e tij, duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personale dhe të pushtetit të Ramës”, thuhet në reagim.

REAGIMI I PLOTE I PD: 

Përpjekje të dëshpëruara dhe, fatkeqësisht, jo për herë të parë për të shtrembëruar të vërtetën e diskutimit në mbledhje.

Për asnjë moment, anëtarësia e PD nuk është etiketuar me fjalen llum. Kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe sot, në partneritet me Edi Ramën dhe njerëzit e tij, duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personalë dhe të pushtetit të Ramës.

Anëtarësia e PD, militantët e saj të nderuar kanë sfiduar çdo regjim deri më sot, nga ai komunist te ky i fundit Rama- Doshi-Rakipi dhe nuk manipulohet nga asnjë lloj manipulimi që bëhet për llogari të tij./Opinion.al

Pas