Aktualitet

Debat në Kuvend/ Berisha: Mungojnë insulinat, Manastirliu: Kemi 17 lloje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:55 - 30/06/22 |
Opi Nion

Është shoqëruar me debate seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Kreu i PD, Sali Berisha është përplasur me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Berisha lexoi mesazhin e një qytetari, i cili i shkruante kryedemokratit se në spitalet shqiptare mungon insulina.

“Prej një muaji insumanrapit dhe insultard mungon dhe jemi pa mjekim, kur ne kërkojmë shtrat dopio në zyrë këto s’të duket gjë, pse u dashka që drejtoresha të porosit shtrat dopio, por fakti që abuzohet në këtë mënyrë, lihen të sëmurët pa ilaçe”-tha Berisha.

Ndërkohë i menjëhershëm ishte reagimi i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu,  e cila u përgjigj: Personi që thotë të pavërtetën shpreson që njerëzve t’u fshihet kujtesa, njerëzit ju mbajnë mend në çfarë gjendje e keni lënë shëndetësinë, është një pavërtetë e madhe, 17 lloje insulinash janë të rimbursim, dhe të gjitha farmacitë që tregojnë barnat me rimbursim, kanë 17 lloje insulinash,  ju ftoj të mos hidhni baltë, për t’u bërë kryelajm se koha juaj ka ikur dhe shyqyr nuk do kthehet më.

Pas