Aktualitet

Integrimi në BE/ Balla: Javën e ardhshme mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:06 - 30/06/22 |
Opi Nion

Javën e ardhshme mbahet konferenca e parë ndër qeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Lajmi është dhënë nga kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.

Balla bëri me dije se është arritur dakordësia mes 27 vendeve anëtare të BE, duke konfirmuar se Konferenca e Parë Ndërqeveritare do të mbahet javën që vjen.

 “Kërkova fjalën për të ndarë një lajm të rëndësishëm sa i përket rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE që ka të bëjë me faktin se ka një dakordësi të plotë mes 27 vendeve anëtare të BE për të mbajtur javën e ardhshme Konferencën e Parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE”, tha Balla.

“Është një moment i rëndësishëm, kjo pas komunikimeve të disa orësh të parlamenteve anëtare. Sapo është larguar edhe ambasadori i Çekisë me të cilin pata mundësinë të zhvilloj një komunikim. Dakordësia politike tashmë është arritur dhe mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare tashmë javën e ardhshme është fakt”,shtoi Balla./Opinion.al

Pas