Aktualitet

Ministrja: Edi Rama është brand ndërkombëtar, në çdo detyrë që kemi marrë…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:01 - 30/06/22 |
Opi Nion

Ministrja e Shtetit për Standartet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi, në seancën e sotme plenare të ditës së sotme e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama brend ndërkombëtar.

Ekonomi tha se Rama është pikërisht ai që di të marketojë ndryshe një cilësi të popullit shqiptar dhe se ajo që ka arritur Shqipëria në arenën ndërkombëtare sot nuk ka ndodhur më parë.

“Në fakt të gjithë e dimë që brandi është term shumë i rëndësishëm në marketing, pavarësisht nëse brandi është tregtar apo politik. Ai që është brend do të marketojë ndryshe një cilësi të asaj që përfaqëson. Dhe zoti Rama është pikërisht ai që di të marketojë ndryshe një cilësi të popullit shqiptar. Është një brand ndërkombëtar. Ajo që ka arritur Shqipëria në arenën ndërkombëtare sot është e panjohur më përpara, prandaj edhe trembeni ju. Është ndryshe nga çdo herë tjetër. Në çdo detyrë që që kemi marrë në arenën ndërkombëtare, kemi dalluar në këto vite. Mos harroni sa mirë që u menaxhua kryesimi i OSBE-së, mos harroni zërin që kemi sot në NATO.

Ka një arsye pse zoti Rama është brand ndërkombëtar, nuk e ç’bëjmë dot këtë se e shikojmë ne, e shikojnë dhe partnerët ndërkombëtarë”, tha Ekonomi.

Pas