Aktualitet

Covid/Rriten rastet e fëmijëve,mjekët: Nuk ka viroza të tjera në qarkullim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:21 - 27/09/20 |
Opi Nion

8 pacientë të vegjël janë të shtruar në pavionin e Covid në shërbimin e pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në një intervistë për Televizonin Klan shefja e këtij shërbimi u shpreh se rastet tek fëmijët po vijnë në rritje.

“Kemi 8 fëmijë bashkë me nënat që në shumicën e rasteve janë edhe ato të prekura. Kryesisht moshat e prekura janë ato nën 2 vjeç”.

Sipas mjekëve deri më sot nuk është identifikuar asnjë virozë tjetër në qarkullim ndaj u kërkohet prindërve të jenë vigjilentë pasi çdo simptomë çon në dyshime për Covid.

“Çdo fëmijë që ka temperaturë duhet të izolohet dhe duhet të trajtohet si potencialisht i infektuar, aq më tepër që nuk dimë për momentin të kemi ndonjë virozë tjetër në qarkullim”.

Ardhja e vjeshtës dhe shtimi i virozave në qarkullim sipas ekspertëve të shëndetësisë do të shtojë vështirësinë për të diferencuar koronavirusin nga gripi. Injektimi i vaksinës së gripit sipas tyre është një formë e mirë për t’i mbrojtur.

Tv Klan

Pas