Aktualitet

Covid-19/ Sonte nis mbyllja, kategoritë që përjashtohen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:18 - 11/11/20 |
Opi Nion

Mbrëmjen e sotme pas orës 22:00 hyjnë në fuqi masat kufizuese që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Policia e Shtetit, përmes një deklarate, njofton se janë marrë një sërë masash shtesë për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese.

“Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, në vijim të angazhimit maksimal të treguar gjatë gjithë periudhës së pandemisë, do të ushtrojnë kontrolle të rrepta në bare, restorante, lokale nate dhe ambienteve të ndryshme, do të ngrihen pika kontrolli pas orës 22:00 në të gjitha akset rrugore, si dhe do të ketë prezencë të shtuar të Patrullave të Përgjithshme dhe të Policisë Kriminale, në të gjithë territorin e vendit”, thuhet në njoftim.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët, pronarët e lokaleve dhe drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë këto masat:

Duke filluar nga dita e sotme, ndalohet lëvizja e lirë e qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 06:00;

Përjashtohen rastet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme. Personat që lëvizin për arsye pune apo të domosdoshme duhet të pajisen me autorizim në portalin e-Albania;

Personeli i shëndetësisë dhe punonjësit e strukturave të shërbimeve kritike përjashtohen nga rregulli i aplikimit në portalin e-Albania, duke patur dokumentacionin që vërteton punësimin pranë institucioneve përkatëse;

Mbyllen nga ora 22:00 deri në orën 06:00, baret, restorantet, fast food-et dhe lokalet që ofrojnë shërbim për klientët.

Përjashtohet nga rregulli shërbimi në banesë (delivery), i cili duhet të kryhet duke respektuar rregullat higjienike të miratuara.

Gjithashtu, autoritetet bëjnë me dije se do të ndëshkohen me gjobë qytetarët që do të konstatohet në shkelje të masave kufizuese/ Opinion.al

 

Pas