Bota

Koronavirusi/ Afrika përgatit testin me kosto 1 dollar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:56 - 11/11/20 |
Opi Nion

Afrika ka arritur të prodhojë një test Covidi të ngjashëm me atë të shtatzënisë, i cili kushton 1 dollar.

Instituti “Pasteur”, një qendër për kërkime bio-mjekësore në Senegal, deklaron se është pranë prodhimit të një kiti mjekësor me çmim të përballueshëm për testimin e virusit, ndërsa rezultati lexohet brenda pak minutash.

Amadou Sall, drejtues i institutit thotë se testi është shumë i ngjashëm me atë të shtatzënisë, ku mjafton të hedhësh vetëm disa pika gjaku për të pasur një rezultat. Fakti që kjo formë testimi nuk kërkon elektricitet apo analizim laboratorik, e bën atë të përdorshëm lehtësisht në të gjitha nivelet e komunitetit, çka është shumë e rëndësishme për vendet afrikane.

Puna kërkimore për prodhimin e këtij kiti kanë nisur që në muajin mars dhe në qershor u testua një prototip i tij. Doktor Sall deklaron se plani është që deri në shkuar të vitit të ardhshëm të prodhohen 10-15 mln teste, për t’u shpërndarë në sistemet spitalore publike.

Aktualisht në gjithë Afrikën numërohen 1.8 milionë raste të konfirmuara me koronavirus, por sipas ekspertëve numri i testeve të kryera është shumë i ulët.

Pas