Aktualitet

COVID-19/ Nuk kishin vendosur maskën, Policia gjobit 473 qytetarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:08 - 19/01/21 |
Opi Nion

Policia e Shtetit ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë ndëshkuar me gjobë 473 qytetarë të cilët nuk kishin vendosur maskë mbrojtëse.

Sipas autoriteteve,  me gjobë janë ndëshkuar edhe 12 persona që u konstatuan duke lëvizur gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin./ Opinion.al

Pas