Rajoni

Koronavirusi/ Kosova regjistron 294 raste pozitive dhe 9 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:13 - 19/01/21 |
Semiljana Azizi

Kosova ka deklaruar se në 24 orët e fundit janë raportuar 294 raste pozitive me COVID-19, teksa janë shënuar 9 viktima.

Sipas njoftimit të autoriteteve nga gjurmimi i rasteve në terren dhe nga labortorët privat dhe shtetëror të cilët kryejnë testin kundër COVID-19, janë marrë gjithsej 1729 tampon të dyshuar pozitivë me virus.

Ndërkaq, Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 281 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.279.

Numri total i rasteve pozitive është 56.412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.420 raste të vdekjes./Opinion.al

Pas