Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri, 8 viktima dhe 410 rastet reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:50 - 12/11/20 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 410 raste të reja.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:  265 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 13 në Elbasan, 12 në Shkodër, 10 në Korçë, 9 në Sarandë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Lushnje, Vlorë, Mat, Pogradec, 6 në Vlorë, 5 në Kuçovë, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Devoll, nga 3 raste në Fier, Tropojë, Berat, Tepelenë, Dibër, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kukës, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Përmet, Kurbin, Lezhë.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën në spitalet COVID: Një 65 vjeçar nga Kavaja, një 68 vjeçar nga Kurbini, dy 76 vjeçarë nga Tirana, një 64 vjeçare dhe një 67 vjeçare nga Elbasani, një 74 vjeçar nga Kuçova, një 80 vjeçar nga Fieri.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 373 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,574 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (12 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 410
Të shëruar ne 24 orë 81
Të shtruar në spitale 373
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2,044

Testime totale 148,232
Raste pozitive 26,211
Raste të shëruara 12,574
Raste Aktive 13,039
Humbje jete 598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 6461
Durrës 1113
Fier 979
Korçë 793
Shkodër 754
Elbasan 667
Lezhë 550
Vlorë 566
Berat 383
Kukës 307
Gjirokastër 331
Dibër 135

Pas