Aktualitet

Po kurohet në Greqi, Kryepeshkopi Janullatos shtrohet në terapi intensive


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:25 - 12/11/20 |
Opi Nion

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, është shtruar në terapi intensive.

Lajmin e ka bërë të ditur Spitali Evangelismos, në një njoftim zyrtar, ku shkruan se Kryepeshkopi Janullatos ka disa simptoma të lehta të COVID-19.

Kryepeshkopi, Anastas Janullatos, u dërgua ditën e djeshem me një avion ushtarak drejt spitalit Evangjelizmos të Athinës.

Më herët, Kisha Ortodokse Autoqefale publikoi fjalët e tij përpara se të largohej nga Shqipëria. Ai tha se se ka patur temperaturë dhe dobësi me mushkëritë për shkak të astmës./Opinion.al

 

Pas