Pas ironive të një dite më parë të bëra nga kryeministri Edi Rama për blogerët që dalin në protestë dhe kërkojnë dorëheqjen e tij, ka reaguar një nga influenceret e njohura të rrjeteve sociale, Dea Mishel.
Pas replikës që Mishel ka bërë me kryeministrin Rama, duke i kujtuar se ka në Parlament deputete si Zegjineja, për të cilën është shprehur se nuk di as të numërojë, ka reaguar edhe vetë deputetja e PS.
Deputetja e Fierit ka zgjedhur t’i shkruajë vetë influenceres në rrjetet sociale, duke e quajtur “shëmtirë”.
“Të bësh ironi ti, shëmtirë, është fundi i botës”, i ka shkruar Zegjineja Deas.
“Hahahah o yll, je fiks çfarë pres nga një analfabete funksionale. Unë dhëmbët i drejtova, prandaj s’po e marr personale. Ti si e ke planin, do mësosh shqip?”, i është përgjigjur Dea deputetes.

















