Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje

2026/06/08 at 10:54 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje

Në emisionin “Opinion” po diskutohet tema “Pse po hetohen nga SPAK tokat në Zvërnec”, zone e cila kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së qytetarëve për shkak të protestave që zhvillohen tashmë prej nëntë ditësh.


Në lidhje me hetimet ka folur në studio gazetarja Klodiana Lala dhe Ish-prokurori Eugen Beci

Pjesë nga debati

Eugen Beci: Tani ta sqaroj me dy fjalë meqë jam njohur, ose kalimi i pronave ka pasur këto forma në këtë zonë. Pjesa më e madhe e disa familjeve kanë pretenduar pronën e vjetër që nga periudha e Perandorisë Osmane. Janë dy familje në konflikt: familja Shehu dhe familja Balliu, që unë i doja përballë sot këtu për të sqaruar problemin e tyre. Është një numër fshatarësh të zonës së Zvërnecit që pretendojnë me AMTP me ligjin 7501, që është problem. SPAK pretendon që këto prona, dokumentet që janë dorëzuar në Komisionin e Kthimit të Pronave dhe në gjykatë, mund të kenë falsifikime, sepse deri tani kjo do vërtetohet nga gjykata. Pretendimi i SPAK-ut është falsifikimi i dokumenteve të vjetra. Pretendimi i SPAK-ut është me dyshimin për falsifikim, por heton për pastrim të produkteve të veprës penale dhe që domethënë ka ndërhyrë edhe me atë sekuestro, të cilën e hoqi nga kompania dhe e la vetëm tek paratë që do të kalonte noterja për pronarët e truallit, që kanë bërë kontratën.

Këtu do të ndalojmë në një koncept ligjor. Kemi disa vendime gjyqësore të cilat kanë marrë formë të prerë në Apel dhe tashmë Prokuroria e Posaçme mendon dhe dyshon që kemi të bëjmë me falsifikim. Ka një problem ligjor të madh që hyn te dosjet civile. Tani, falsifikimi ku bëhet? Falsifikimi bëhet në dokumentet e vjetra që kanë paraqitur. Kemi një dokument të vitit 1930 për 230 hektarë tokë që pretendon familja Shehu për shkak të pronësisë së gjyshit të tij. Kemi shumë elementë të tjerë, por kjo nuk merret e veçantë. Këtu i jap të drejtë zonjës Lala, merret në të gjithën. Prokuroria e Vlorës dhe më pas Prokuroria për Krime të Rënda kanë filluar që në vitin 2012–2013 një hetim të zgjeruar për Palasën, për Karaburunin, për Zvërnecin dhe aty kanë dalë të gjitha këto probleme, edhe për personazhin – avokatin e familjes që përmendi zonja Lala – që ishte problematike në këtë problem.

Këtu tashti jemi përballë një koncepti ligjor. Kemi disa vendime gjyqësore të formës së prerë…

Blendi Fevziu: Këtë po të pyes, pra kemi një regjistrim…

Eugen Beci: …pretendimi i SPAK-ut është që deformimi është bërë në vendim gjyqësor. Por kemi një problem të madh: falsifikimi. Prandaj SPAK s’po ndërhyn drejtpërdrejt te falsifikimi te dokumentet, po ndërhyn te pastrimi i produkteve të veprës penale me dyshimin për falsifikim. Se falsifikimi është çështje fakti: o është tapia e vitit 1930 falso, o nuk është. Nuk mund të thuash dyshoj apo nuk dyshoj. Ja, këtu është problemi.

Ai vjen me një tapi… vjen me një tapi që thotë 230 hektarë. Jo vetëm ta mbaroj që të kuptosh logjikën. Vjen me 230 hektarë, nuk e di rastin në fjalë, por ndërkohë nuk ka kufijtë të përcaktuar, se ti e di që kufijtë e pronave janë problematika. Ai do shkojë në gjyq faktin që t’ia përcaktojë ku, dhe ky gjyqi shpeshherë i shtyn pronat më para, më mbrapa, më gjë. Këtu kemi një problem tjetër, që kemi një grup gjyqesh të përfunduara me dyshime të forta për falsifikime, me dyshime të forta për korrupsion…

Blendi Fevziu: Po dyshim për vendimin e gjyqit?

Eugen Beci: Vendimet e gjyqit… dhe ku jemi tashi? Dyshimet për vendimin e gjyqit për shkak të falsifikimit të letrave. Kemi dy elemente të cilat duhet t’i shohim në konsideratë. E para, nuk mund të dalë shteti dorëjashtë, siç ka thënë deri më sot kryeministri i Republikës së Shqipërisë “unë jam dorëjashtë”, sepse Agjencia e Trajtimit të Pronave ka qenë palë. Duke qenë se Agjencia e Trajtimit të Pronave gjithmonë ka qenë palë, këtu kemi dy institute që duhet të ndërhyjnë: o rivendosje në afat, o rishikim. Rivendosja në afat është e vështirë sepse palët kanë marrë njoftime të rregullta. Rivendosja në afat bëhet vetëm kur s’ke njoftim. Rishikimi bëhet kur vjen një provë e rëndësishme që mund të jetë e falsifikuar. Dhe rishikimin duhet ta bëjë një nga palët, që janë o familja Shehu ose Agjencia e Trajtimit të Pronave. Kur del kjo provë e falsifikuar, që mund ta nxjerrë nesër SPAK-u (deri tashi e ka të dyshimtë), mund të bëjë rishikim të një vendimi. Por një nga palët… nuk mund ta bëjë një palë e tretë, dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave është palë shtetërore në këtë mes. Prandaj Prokuroria e Posaçme ka ndërhyrë me hetim. Duke ndërhyrë me hetim, duhet ta kuptojë publiku njëherë e mirë: nuk kemi më leje këtu, nuk jepet dot leja, është pronësia në pyetje.

Blendi Fevziu: Tani po të bëj një pyetje të tillë. Sipas të dhënave, kompania nga Katari ka dizbursuar rreth 200 milionë euro…

Eugen Beci: Po, 193 milionë…

Blendi Fevziu: Ç’rëndësi ka, rreth 200 milionë euro për procesin mbi bazën e letrave të lëshuara nga shteti shqiptar. Po, janë letra të rregullta për momentin që është regjistruar në Kadastër. Në bazë të Kadastrës, apo jo?  Ka bërë dhe due diligence me një kompani private që vërteton nëse letrat e vjetra janë apo s’janë. Tani, në qoftë se këta do e kishin paguar (se i ngriu SPAK-u lekët), por në qoftë se do kishin paguar, toka i merret këtyre që janë palë në mirëbesim?

Eugen Beci: Jo, toka do bëhet… Gjithë procesi i prokurorisë do përfundojë, hetimi penal do përcaktojë saktësisht. Në rast se kemi një falsifikim dokumenti, toka do i kalojë pronarit që mund të përcaktohet në bazë të hetimit, në bazë të një gjykimi tjetër.

Blendi Fevziu: Ky pronari që e ka blerë, ky pronari që e ka blerë mbi bazë të letrave të shtetit shqiptar, nuk e blen dot… do veprosh me një marrëveshje civile? A do jetë e njëjta marrëveshje me pronarin ligjor?

Klodiana Lala: Nëse më lejon të sqaroj edhe njëherë, ja të them unë se ka një ligj për këtë gjë, për mbrojtjen e atij që e ka blerë, që normalisht futet shteti në lojë. Dhe çfarë bën shteti? Jo të qeverisë, ai është vetëm për investime të mëdha, për investime mbi një numër…

Blendi Fevziu: Po në qoftë se investimi nuk është aq i madh dhe ai tjetri… se po flasim për një vlerë të zakonshme. Po jo, lëmë rastin konkret, po flas për parimin. Një njeri e blen një tokë mbi bazën e dokumentit të shtetit, blen një apartament…

Eugen Beci: Prandaj ka ndërhyrë prokuroria e i ka ngrirë. Prandaj ka ndërhyrë, i ka ngrirë Këtë rast popullor, po t’i kishin marrë lekët ata, në rast se ata do i kishin marrë lekët, do hynte prokuroria në gjendje, do gjente para t’ua merrte. Prandaj them shteti nuk mund të jetë dorëjashtë gjithë kohën siç thuhet këtu. Ore shteti… ke blerë ti një apartament, po e ke blerë, vij unë të ta blej, ti thua kam me dokument… Me padi regresi do vesh në gjykatë që ta zgjidhim, edhe mbasi të kam dhënë lekun. Do vendim, po kjo është katastrofë! Vetëm të shkosh të marrësh pronën, e blen mbi letrat e shtetit dhe pastaj të thotë ai që “shiko, ky që ta ka shitur ty…”

Klodiana Lala: Prandaj, qeveria Berisha ka miratuar një ligj që çdo investim i huaj mbi 10 milionësh nuk ka probleme, por kompensohen pronarët nga shteti. Ka ndryshuar në 2013. Atëherë, pse ka ndërhyrë Prokuroria e Posaçme? Prokuroria e Posaçme ka ndërhyrë dhe ka bërë ngrirjen e aseteve fillimisht të kompanisë së dy vëllezërve nga Katari, për shkak se ka dyshime të forta që prona është e falsifikuar dhe të gjitha transaksionet po kryheshin mbi një pronë të falsifikuar.

Po në dosjet në Prokurorinë e Vlorës ka një sërë materialesh që janë ekspertuar dhe kanë rezultuar tërësisht të falsifikuara, dhe Pëllumb Petriti është dënuar nga gjykata dhe është nën hetim edhe nga Prokuroria e Vlorës. Pra po flasim për një histori që vijon të paktën në 10–12 vitet e fundit. Tani, lidhur me pretendimet që kanë palët, nuk bëhet fjalë për një proces të vetëm gjyqësor, bëhet fjalë për dhjetëra procese të cilat, me sa duket, SPAK i ka mbledhur në një të vetme dhe është duke i hetuar në kuadër të grupit.

Pse ka ndërhyrë sipas meje prokuroria? Sigurisht palët kanë të drejtën e vet në momentin që bëhet një transaksion kaq i madh, sepse pronat kanë kaluar nga Artur Shehu dhe persona të tjerë te kompania “Albanian Land” që bën edhe atë ndërmjetësen me kompaninë në Katar, dhe që sigurisht është një kompani shqiptare që është Redi Struga në rastin konkret që e bën këtë gjë. Në momentin që lekët do të iknin, pra do shkonin tek personi i cili kishte bërë kontratën, në rastin konkret Artur Shehu, do të ishte shumë e vështirë për prokurorinë për t’i bllokuar, për shkak se mos shkonin në llogari të një shtetasi amerikan (kam përshtypjen) dhe nuk i kthente dot më. Kjo ka qenë nxitimi, mendoj unë, për të bërë ngrirjen.

Çfarë nuk shkon në këtë histori lidhet pikërisht me faktin, mënyrën se si ka kaluar prona. Gjithë thelbi i kësaj historie është skema masive e tjetërsimit të pronave, dhe duke u bërë transaksioni mbi një skemë masive… dhe po të shikosh brenda trashëgimtarëve, Fevzi, brenda trashëgimtarëve ti ke tre trashëgimtarë që po t’i lexosh me kujdes dëshmitë, japin tre versione të ndryshme. E para. E dyta, ke tre avokatë të cilët nuk dinë çfarë thonë, pra janë marrë me çështjet dhe në fund fare nuk dinë çfarë thonë. Dhe ka një gjë tjetër: në kohën që është bërë regjistrimi i këtyre pronave, ne nuk duhet të harrojmë, janë ndërruar tetë drejtorë të Kadastrës për shkak të presioneve që kishte për të gjithë… jo vetëm ajo zonë, është gjithë bregdeti.

Blendi Fevziu: Pyetje. Në qoftë se këta persona i kanë marrë tokat dhe i kanë regjistruar dhe janë akoma në proces gjyqësor, pra kanë marrë formë të prerë… ndoshta shpresoj se në 2013 deri tani, 2014, 2015 mund të jenë në gjykatë. Janë në gjykatë?

Klodiana Lala: Janë në gjykatë, janë në gjykatë.

Blendi Fevziu: Po pse gjykata nuk ka marrë masë sigurimi që ti mos ta shesësh dot pronën derisa të dalë final?

Eugen Beci: Jo, shiko, ka një problem në proceset gjyqësore… se ata bllokuan aeroportin e Vlorës që mos ketë një gjë… Në proceset gjyqësore ka një problem, kur palët nuk kanë asnjë pretendim, për çfarë të marrë sigurimin e padisë gjykata?

Blendi Fevziu: Që mos ikin lekët, pra… Më fal, ku është dyshimi? Dyshimi për falsifikimin…

Eugen Beci: Falsifikimi është çështje fakti: o është, o nuk është falso. Dhe në rast se nuk është paraqitur kur procesi ka përfunduar, ka vetëm një rrugë… palët vetë… ka vetëm një rrugë: rishikimin. Në rast se ai dokumenti i falsifikuar del sot, njëra nga palët, ose pala që ka pronën ose Agjencia e Trajtimit të Pronave, do shkojë në gjykatë të bëjë rishikimin. Nuk ka zgjidhje të tjera këtu.

Blendi Fevziu: Po prapë kjo është çështje që pritet të zgjidhet tani me gjykatën. SPAK do ta çojë në gjykatë besoj?

Eugen Beci: SPAK-u, në rast se provon që ka falsifikim me një akt ekspertimi të një tapie, të një dokumenti të vjetër, e kthen tërë procesin kryesor ose proceset më vete që janë shumë, edhe i kthen. Edhe i thotë: “po mendohu ti Agjenci e Trajtimit të Pronave të bësh padinë”, sepse kjo është e reja që është kjo e Kadastrës, sepse kjo është palë që legjitimohet në gjykatë, nuk është SPAK-u. Nuk merret direkt toka, do kthehet prapë për t’u rigjykuar nga fillimi, patjetër. Nuk ka konfiskim të drejtpërdrejtë, do bëhet fjalë…



Ju sugjerojmë

Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

28 Qershor, 2026 10:51 pm
Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
Politikë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

28 Qershor, 2026 8:52 pm
Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

28 Qershor, 2026 8:01 pm
OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
Bota

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

28 Qershor, 2026 7:42 pm
Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
Bota

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

28 Qershor, 2026 5:21 pm
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Bota

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

28 Qershor, 2026 4:22 pm
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

28 Qershor, 2026 4:13 pm
Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Kryesore

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

28 Qershor, 2026 2:32 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

28 Qershor, 2026 1:56 pm
Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
Te Fundit

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

28 Qershor, 2026 11:57 am
Para
Horoskopi, 22 nëntor 2023

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Provimet e Maturës Shtetërore,mbahet të martën testimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë

Provimet e Maturës Shtetërore,mbahet të martën testimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë

Aksident në Kaninë, një viktimë dhe tre të plagosur

Aksident në Kaninë, një viktimë dhe tre të plagosur
















TE FUNDIT

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
28 Qershor, 2026

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, paralajmëroi sot, pas tre ditësh armiqësish të ripërtërira, se çdo ndërhyrje në menaxhimin e...

Lexo më shumë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
28 Qershor, 2026

Ish-nën kryetari i PD Edmond Spaho ia ka kërkuar disa herë dorëheqjen Edi Ramës nga salla e Kuvendit gjatë viteve...

Lexo më shumë

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
28 Qershor, 2026

Në Tiranë po zhvillohet protesta e ditës së 29-të radhazi, ku qytetarë e mbledhur në Sheshin “Skënderbej” marshuan drejt Kryeministrisë....

Lexo më shumë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
28 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka shkaktuar mbi 1,300 viktima që nga 21 qershori, bëri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}