Protestat qytetare që nisën kundër projektit në Zvërnec kanë hyrë në ditën e nëntë.
Protestuesit në kryeqytet janë mbledhur sërish pasditen e së hënës, në orën 18:00, në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nisën marshimin në drejtim të Kryeministrisë, ku kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe projektit në Zvërnec.
Ndërkohë, studentët marshuan me parrullën: “Nuk i ke larë akoma hesapet me studentët”.
Gjatë marshimit, pjesëmarrësit thërrasin në kor slogane si: “Shqipëria e Shqiptarëve, jo e tradhtarëve”, ndërsa kërkuan edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

















