Aktualitet

Çmimet /Nikolla: Nuk ndikojnë njësoj te unë si te familjet me kushte të vështira


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:22 - 08/10/21 |
Opi Nion

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla në një bashkëbisedim me gazetarët ditën e sotme deklaroi se edhe ajo është prekur nga rritja e çmimit të bukës apo dhe nga kriza energjitike.

Por, Nikolla u shpreh se shkalla e ndikimit të rritjes së çmimeve tek ajo, nuk është e njëjtë me shkallën e ndikimit tek personat me vështirësi ekonomike.

Pyetje nga gazetarja e Klan news Klesiana Omeri: A ndjeni ndonjë shqetësim kur ju duhet të bleni karburant, bukë apo energji me çmime më të larta se më parë? A ndjeni përgjegjësinë për të ndërhyrë për të përmirësuar situatën.

Nikolla: Është një pyetje që sigurisht përgjigja është e ditur. Sa kohë që ka momente krize dhe të vështira, qofshin energjitike, qofshin që lidhen me rritjen e çmimeve, ndikojnë tek kushdo. Shkalla e ndikimit ndryshon dhe varion, nuk është e njëjtë shkalla e ndikimit tek unë me atë të një familje që jeton në kushte të vështira ekonomike. Patjetër e tillë duhet të jetë dhe kthimi mbrapsht në kthimin e vëmendjes. Unë jam besimplotë që qeveria që ka detyrën për të menaxhuar këto situata dhe për t’iu përgjigjur këtyre situatave do jetë në lartësinë e detyrës. Do bëj gjithçka të mundem nga pozicioni  që kam.

Pas