Aktualitet

Çmimi i energjisë, Basha: OSHEE dhe KESH ndërmarrje të zhytura në korrupsion


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:44 - 08/10/21 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka patur ditën e sotme një bashkëbisedim me gazetarët dhe komunikim me qytetarët.

Kryefjalë e Bashës ka qenë rritja e çmimeve dhe kryesisht ajo e energjisë elektrike. Basha është shprehur se kjo nuk është krizë energjititke por korruptive, teksa ka theksuar se OSHEE dhe KESH janë ndërmarrje korruptive.

Basha gjithashtu është shprehur se në verë energjia shitet shumë lirë kurse në dimër blihet me 3-4 fishin e çmimit normal në treg.

“Sot e patë se si spërdridhej para gazetarëve, jo si kryeministër, por avokat i klientëve me të cilët po ndan si plaçkë Shqipërinë dhe resurset e saj. U përpoq që të krahasonte Shqipërinë me vendet e tjera, por s’ka paralelizëm. Edhe përpjekja megalomane për t’i qarë hallin dështakut, për të justifikuar atë që ka në plan ky të bëjë me çmimin e energjisë këtu, në një nga vendet më të varfra, është teatër i përshirë për të dezinformuar opinionin publik, nëna dhe baballarë për të bërë se rritja e çmimeve është e pashmangshme.

Në fakt nuk është kështu. Kjo nuk është një krizë energjetike, por krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi me shkak dhe plan. I keni bilancet e operatorëve të energjisë se si në verë shesin me çmim të ulët energjinë e prodhuar nga uji dhe e blejnë e 3-4-fish çmimin pak muaj më vonë me tendera korruptivë duke shpërdoruar taksat që ua mbledhin kacidhe më kacidhe. OSHEE dhe KESH janë ndërmarrje të zhytura në korrupsion dhe klientelizëm. Janë kuvli patronazhistësh dhe militantësh partie që nuk i shërbejnë interesit të qytetarëve.”- ka thënë Basha./Opinion.al

Pas