Kronikë

Bulqizë/ Motori përplaset me shtyllën anësore të rrugës, një i plagosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:52 - 25/05/20 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Bulqizë. Mësohet se një motor është përplasur me shtyllën anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur një 30-vjeçar, i identifikuar me inicialet B.Ll. Ndërkohë, i aksidentuari është dërguar është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës, për të marrë ndihmën mjekësore.

Si pasojë e këtij aksidenti, 30-vjeçari ka mbetur i plagosur me fraktura në kokë dhe trup, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit./ Opinion.al

Pas