Bota

Kyçni makinat, vjedhjet arrijnë kulmin gjatë pandemisë COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:54 - 25/05/20 |
el ida

Me më shumë njerëz se kurrë që po qëndrojnë në shtëpi për të kufizuar përhapjen e COVID-19, makinat motorrat dhe biçikletat janë parkuar pa mbikëqyrje në rrugë, duke i bërë ato objektiva të lehtë për hajdutët oportunistë.

Pavarësisht nga rrugët e heshtura dhe trafiku gati-jo-ekzistent, vjedhjet e automjeteve u rritën me 63% në New York dhe gati 17% në Los Angeles, nga 1 janari deri në mes të majit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Po ashtu, shumë agjenci të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA. raportojnë një rritje të numrit të makinave të vjedhura, ndërsa krimi i dhunshëm ka rënë në mënyrë dramatike në mbarë vendin. Është një krim me rrezik të ulët dhe me një shpërblim potencialisht të lartë, thotë policia, veçanërisht kur shumë shoferë i lënë dyert e tyre të pakyçura ose harrojnë çelësat brenda.

Në Teksas, muajin e kaluar, në 72% të 322 automjeteve të vjedhura, pronarët kishin lënë çelësat brenda. Numri i përgjithshëm i vjedhjeve të automjeteve në muajin prill u rrit me 50%.

Policia në SHBA shqetësohet se numrat mund të rriten sepse ‘njerëzit bëhen më të dëshpëruar ndërsa koha kalon’./Opinion.al

Pas