Bota

Çiftet lejohen të takohen në kufi, nëse tregojnë mesazhe apo foto të tyre


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:59 - 25/05/20 |
el ida

Danimarka lehtësoi kontrollet e saj kufitare me vendet e tjera nordike dhe Gjermaninë të hënën (25 maj).

Lejimi i çifteve që jetojnë në shtete të ndryshme, por tashmë të ndarë për shkak të bllokimit, do të realizohet në Danimarkë, nëse mund të dëshmojnë se janë në një lidhje prej të paktën gjashtë muajsh.

Policia daneze tha se çiftet do të duhet të tregojnë mesazhet e përbashkëta, fotot private ose informacione personale në lidhje me partnerin e tyre. “Ata mund të sjellin një fotografi ose një letër dashurie,”-  tha shefi, Allan Dalager Clausen.

“Unë e kuptoj se këto janë gjëra shumë intime, por vendimi për të takuar partnerin në fund të fundit, mbështetet në gjykime individuale dhe çiftet vendosin vetë,”- tha ai.

Danimarka mbylli kufijtë e saj për jo-shtetasit në 14 mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Që atëherë e deri tani që doli ligji i ri, çifte të moshuara janë parë në kufirin danezo-gjermanë duke pirë kafe në secilën anë të kufirit dhe duke mbajtur duart mbi pengesat prej xhami./Opinion.al

Pas