Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bujar Asqeriu- Bashës: Vuaj për keqtrajtimin e naftëtarëve dhe minatorëve

2021/03/17 at 11:53 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bujar Asqeriu- Bashës: Vuaj për keqtrajtimin e naftëtarëve dhe minatorëve

Kryedemokrati Lulzim Basha, gjatë vizitës që bëri në qytetin e Vlorës, është ndalur gjithashtu edhe në një bisedë me artistët.


Të pranishëm kanë qenë Parodistët e Vlorës por edhe aktori i njohur Bujar Asqeriu. Gjatë diskutimit janë prekur të gjitha problematikat e artistëve, teksa gjatë bisedës Asqeriu ngriti edhe dy problemet që e shqetësonin: keqtrajtimi i naftëtarëve dhe minatorëve të Bulqizës.

Bujar Asqeriu: Çdo njeriu duhet t’i ndërtojë me djersën e ballit, dua të shoh çdo shqiptar të pasur, të qeshur të lumtur dhe zot të familjes së tij, të pronës së tij

Lulzim Basha: Ky respekt vjen nga shkrirjet në mendjet e njerëzve, ku roli që ke luajtur si artist dhe personit tënd. Njerëzit me personat që nuk jetojnë më, e mishërojnë nëpërmjet artistëve.

Bujar Asqeriu: Artistët janë të pakënaqur nga politika, sepse i ka anashkaluar, edhe një teatër e rrafshuan. Tirana është pa teatër, kërkesa e BE thotë që për 100 mijë banorë duhet të ketë një tetarë, edhe atë që kishim e shkatërruan. Kërkojmë të ktheni teatrin aty ku ishte?

Lulzim Basha: Është zotimi im, aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

Bujar Asqeriu: Hajde prish një kishë dhe xhami, nuk e bën dot. Ata kanë dhe urrejtje për artistët.

Lulzim Basha: Ata e kanë bërë nga kompleksi që ka për artin dhe artistët. Minimumi që ky vjet ka detyrim është vlerësimi për ju. Një komb pa artistë, është një komb pa shpirt. Është e tmerrshme që nuk kanë gjetur kohën dhe respektin për artistët sepse paratë janë. Unë ju jap fjalën që kjo do të jetë një nga gjërat e para që do të ndryshojë. Artistët që kanë dhënë jetën për artin dhe kulturën do të kenë vlerësimin si në rajon.

Bujar Asqeriu: Kam dëgjuar me vëmendje planin tuaj për ekonominë, por shqiptarët duhet të jenë të qartë që nesër të gjithë ata që kanë vënë dorë mbi pronën publike dhe kanë mbushur xhepat, të gjithë të shkojnë përpara ligjit, vetëm atëherë ky popull do të bindet që ka drejtësi. Ndryshe nuk bëhet ky vend.

Lulzim Basha: Të garantoj që investimi ynë i parë është pavarësia e drejtësisë, duke bërë reformë të vërtetë dhe jo fallso. Pa luftuar korrupsionin Shqipëria nuk bën dot përpara, për këtë keni premtimin tim të hekurt dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. Të gjithë do të përplasen me ligjin, prandaj dhe 25 prilli është një garanci më shumë.

Bujar Asqeriu: Kam dhe një plagë në zemrën time, të parën e kam për naftëtarët, të cilët i kanë dhënë miliona euro këtij vendi dhe sot treten, dobësohen dhe nuk jetojnë as me shtëpia të mira, as me jetesë të mirë. Cinizmi që dil nga greva dhe më takoni mua është cinizëm dhe urrejtje njerëzore. Nuk mund të jesh drejtues i një shteti pa dashur shqiptarin, vetëm me dashuri fitohet beteja. Pagat për ta duhet të jenë dinjitoze dhe minatorët e Bulqizës që jetojnë në kushte të mjerueshme, këto janë plagët e mia.

Lulzim Basha: E drejtë, është zotimi im që do të kujesem për këtë kategori./Opinion.al

Etiketa: Bashabujar asqeriuminatornaftetarpolitikevlorexgjedhje


Ju sugjerojmë

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit
Aktualitet

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

18 Korrik, 2026 2:41 pm
Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
Kronikë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

18 Korrik, 2026 2:38 pm
Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
Kronikë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

18 Korrik, 2026 2:16 pm
Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin
Aktualitet

Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin

18 Korrik, 2026 1:43 pm
Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi
Kryesore

Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi

18 Korrik, 2026 1:08 pm
Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët
Kronikë

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët

18 Korrik, 2026 12:27 pm
Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein
Bota

Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

18 Korrik, 2026 12:02 pm
Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari
Kronikë

Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari

18 Korrik, 2026 11:29 am
Ukraina godet një nga asetet strategjike të Rusisë, dëmtohet bombarduesi Tu-95
Bota

Ukraina godet një nga asetet strategjike të Rusisë, dëmtohet bombarduesi Tu-95

18 Korrik, 2026 11:25 am
Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në
Bota

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

18 Korrik, 2026 11:22 am
Para
“Ruaji vajzat nga Saliu, Likja”,Meta:Përpjekje për të zhvendosur vëmendjen

“Ruaji vajzat nga Saliu, Likja”,Meta:Përpjekje për të zhvendosur vëmendjen

Rama-Bashës: Grumbullon njerëz duke ngritur gishtat mbi makina

Rama-Bashës: Grumbullon njerëz duke ngritur gishtat mbi makina

Evropa po përgatitet të rinisë vaksinimin me AstraZeneca

Evropa po përgatitet të rinisë vaksinimin me AstraZeneca
















TE FUNDIT

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit
18 Korrik, 2026

Treqind shezlongë u zhdukën natën, në qershorin e dy viteve më parë, nga resorti i Onde Chiare në Reggio Emilia dhe u vodhën nga...

Lexo më shumë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
18 Korrik, 2026

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për tre zyrtaret e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, të arrestuara...

Lexo më shumë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
18 Korrik, 2026

Detaje të reja kanë dalë nga hetimi për skemën e dyshuar të përvetësimit të fondeve në filialin e Postës Shqiptare...

Lexo më shumë

Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin

Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin
18 Korrik, 2026

Po mbahet në këto momente për herë të parë Kuvendi Kombëtar i Protestës dhe nuk kanë munguar tensionet. Persona të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}