Aktualitet

Rama-Bashës: Grumbullon njerëz duke ngritur gishtat mbi makina


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:42 - 17/03/21 |
Opi Nion

Kryeministri, Edi Rama, ka kritikuar kreun e opozitës, Lulzim Basha, për grumbullimet e njerëzve të zhvilluara në takimet e këtij të fundit si në rastin e Kavajës apo dhe ditën e sotme në Vlorë, ku Basha u prit nga një grumbull njerëzish me makina dhe flamuj.

Nga qendra e vaksinimit të mësuesve në Fier, Rama tha se kryedemokrati po jep shembullin e gabuar duke mbledhur njerëz për interesa politike. Më tej, ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes pasi kjo situatë është një luftë me shëndetin.

“Është fatkeqësi e madhe që për shkaqe politike dhe interesa partiake dikush jep shembullin më të gabuar duke grumbulluar njerëz dhe ngritur gishtat mbi makina. Është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë vetë që kjo është luftë me shëndetin. Të gjithë duhet të bëjnë kujdes dhe të largohen nga situata absurde e atyre që krijojnë injorancë.

Fushata, zgjedhjet, vendet në Kuvend, karriget janë të gjitha pesë me hiç përpara kësaj sfide dhe këtij objektivi. Ne do vazhdojmë intensivisht vaksinimin dhe të bëjmë kujdes. Turpi u mbetet atyre që e kanë”, tha Rama./Opinion.al

Pas