Rajoni

Bill Clinton: Kamarieri shqiptar u ul në gjunjë për të më falenderuar


               Publikuar në : 13:37 - 12/06/19 |
el ida

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, teksa ka mbajtur fjalimin e tij me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga forcat serbe, ka ndarë një moment të veçantë që i kishte ndodhur teksa qëndronte në një hotel.

Clinton ka thënë se kudo e ndalojnë për fotografi, por një kamerier shqiptar, ishte ulur në gjunjë për ta falënderuar për gjithçka që kishte bërë për Kosovën, duke e cilësuar veprimin e tij si një nga gjërat më të mrekullueshme që i kishte ndodhur 19 vite pasi ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë.

“Prej 19 vitesh, që prej kur jam larguar nga Shtëpia e Bardhë, gjëja më e mrekullueshme që më ndodh, është që më ndalojnë në New York, apo diku tjetër në botë, për të bërë një fotografi, apo kur isha në një hotel, një kamerier shqiptar erdhi dhe më ra në gjunjë për të më falënderuar. Kjo është një gjë e mrekullueshme”, ka thënë Clinton i emocionuar./Opinion.al

Pas