Kryesore

Në ditëlindjen e PS ish-ministri thumbon drejtimin e partisë


               Publikuar në : 14:10 - 12/06/19 |
Al Do

Në ditëlindjen e partisë socialiste ish ministri Ditmir Bushati ka bërë një urim në facebook.

Bushati uron për përvjetorin partinë socialiste dhe çmon kontributin e saj në historinë e Shqipërisë. Por në një mënyrë jo të drejtpërdrejtë ai kritikon edhe drejtimin e partisë.

“Por, procesi i evolucionit në mënyrë të pashmangshme ka edhe deformime apo frenime të mundshme, nga të cilat duhet të ruhemi, që përparimi të mos kthehet në vendnumërim”, shkruan Bushati.

Ai vijon më tej duke theksuar se garancinë për të ruajtur rrugën e evoluimit të partisë e japin socialistët që Bushati i cilëson si “shumicë e heshtur, shpesh e harruar, por e padiskutueshme e këtij vendi”.

Për ish ministrin në 2019 është e vështirë të flitet për ndasi ideologjike e majtë e djathtë por për modele qeverisjeje, duke pranuar kështu tërthorazi se kjo është ajo që ndan edhe forcat politike në Shqipëri. /Opinion.al

 

 

Pas