Aktualitet

Berisha: Parlamenti të ndalet te dy krerët e Meduzës, të hetohen për larje parash



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:53 - 27/01/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri, Sali Berisha, teksa ka hyrë në sallën e Parlamentit ka folur ashpër dhe ka hedhur akuza ndaj Ramës dhe Bashës.

Berisha nga vendi ka thënë se parlamenti duhet të ndalet te dy krerët e Meduzës, duke iu referuar kështu kryeministrit Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha, të cilët sipas tij duhet të hetohen për larje parash.

“Mendoj se parlamenti duhet të ndalet, me dy krerët e Meduzës së larjes së parave, kreun e Meduzës Edvin Kristaq Rama për larjen e 200 milionë eurove në zonat ofshorë të cilën nuk e përgënjeshtroi kurrë. Jo më pak Lul Brava, për pastrimin e parave i cili mbylli çështjen në prokurori.

Nëse ne duhet të bëhemi serioz në luftën kundër këtij krimi të shëmtuar që ushqen krimet e tjera, përfshirë dhe terrorizimin, duhet të vendosim në hetim të plotë si kreun e Meduzës ashtu edhe Lul Bravës. Larja e parave të pista është mekanizimi kryesor i investimeve me bashkëpunëtorët e tyre.

3 orë protestuan ata për shtëpitë e tyre përpara larësit të parave dhe nuk foli askush gjysëm fjale. Kleptokracia nuk ka zemër, ka para dhe vetëm vjedhje parash, ndaj gjykoj që këto ligje të ridimesionohen. Një Komision Hetimor është i nevojshëm për kreun e Meduzës dhe Lul Bravës. Më mirë është parlamenti ta bëj këtë gjë”- tha Berisha./Opinion.al

Pas