Politikë

Berisha: Do të rivendosim marrëdhëniet më të mira me SHBA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:02 - 02/11/21 |
Opi Nion

Ish-kreu i PD Sali Berisha, i cili është shpallur person “non grata” nga SHBA, deklaroi nga Kamza kur të jenë në pushtet do të vendosin marrëdhëniet më të mira me SHBA dhe do të integrojnë Shqipërinë në Europë.

Berisha tha se po punohet nga “mafia sorosiane” që ta paraqesin PD si anti-amrikane.

 “Cili është qëllimi i mafias sorosiane? Qëllimi i mafias sorosiane është që ndër të tjera ta paraqesë PD si forcë antiamerikane, në një kohë kur ne jemi dhe kemi qenë lokomotivë e miqësisë, bashkëpunimit me SHBA dhe do mbetemi të tillë. Ju garantoj se nesër në pushtet Sali Berisha dhe ju do vendosni marrëdhëniet më të mira me ShBA dhe do integroni Shqipërinë në Europë në mënyrën më të pandalshme. Ndaj ne nuk duhet të ndikohemi. Ju përmendët emra. Një nga shkaqet më themelore të shpalljes “non grata” ka qenë qëndrimi im ndaj ndryshimit të kufijve të Kosovës”, tha Berisha./ Opinion.al

Pas