Bota

Dy nxënëset sulmojnë me thikë mësuesen, si e kishin planifikuar vrasjen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:41 - 02/11/21 |
Opi Nion

Një mësuese është sulmuar me thikë nga dy nxënëset e saj të moshës 13 dhe 14 vjeç në një shkollë në Australi.

Adoleshentet kishin planifikuar gjithçka për sulmin duke komunikuar nëpërmjet një aplikacioni online.

Departamenti i policisë ka zbuluar se në mesazhet e shkëmbyera mes tyre, ato kanë diskutuar me detaje se si do të kryenin sulmin edhe se cili është vendi se ku do ta godisnin në mënyrë që të rezultonte fatale.

Gjithashtu në mesazhe ato e kanë cilësuar të gjithë planin si ‘’zbavitës’’ dhe ‘’interesant’’.

Por ato nuk e kanë lënë me kaq, duke diskutuar dhe për sasinë e gazit që i duhej për t’i vënë flakën klasës së tyre.

Dy të miturat janë takuar një mëngjes përpara se të shkonin në shkollë, teksa njëra i ka dhënë tjetrës thikën për ta fshehur dy orët e para të mësimit.

Sulmi më pas ka ndodhur rreth orës 11:00 të paradites, ku të dyja kanë hyrë në zyrën e mësueses dhe 14-vjeçarja e ka sulmuar atë në krahun e majtë. Mësuesja u dërgua menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë dy të miturat do të paraqiten në gjykatë javën e ardhshme.

Pas