Aktualitet

Bëri dasmë dhe akomodoi familjarët, italiani paguan me çek fals në Vlorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:43 - 30/06/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një prej hoteleve në qytetin e Vlorës.

Një shtetas italian pasi ka kryer ceremoninë e martesës me një shqiptare dhe ka akomoduar për një javë dasmorët në hotel, ka vendosur të paguaj të gjitha shpenzimet me çek fals.

Ndërkohë që për këtë ngjarje denoncimin e ka bërë vetë hoteli në Facebook.

“Italiani që shihni në foto u martua me një shtetase shqiptare. Deri këtu duhet e gjitha në rregull, përveç një detaji! Dhëndri iku pa paguar, në fakt pagoi me çek falso të gjithë dasmën dhe akomodimin e tij dhe miqve të tyre për një javë! Në kushtet që biznesi mezi pret sezonin të rimëkëmbet, një mashtrim i tillë na dëmton rëndë financiarisht! Nëse ndokush e njeh, mirë është ta lajmëroj të bëhet i gjallë, ndryshe e sheh Shqipërinë nga google earth! Sigurisht që rastin do referohet në polici, sepse një mashtrim i tillë nuk mund dhe nuk duhet të mbetet i pandëshkuar. P.s i bën gjithë ceremoninë, i akomodohen një javë në hotel gjithë dasmorët…epo kjo është shumë”, thuhet në postimin e hotelit./Opinion.al

Pas