Te Fundit

BE 1 miliardë euro ndihma për refugjatët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:44 - 24/09/15 |
b.f

Të paktën 1 miliardë euro do të shkojnë në ndihmë të refugjatëve të strehuar në kampet e vendeve fqinje me Sirinë. Ka qenë ky premtimi i liderëve europianë gjatë takimit të jashtëzakonshëm të mërkurën në Bruksel. Vendimi i krerëve të Bashkimit Europina vjen një ditë pasi ministra e Brendshëm arritën marrëveshjen për sistemimin e 120 mijë refugjatëve në vende te ndryshme të BE-së. Sipas Presidentit të Këshillit të Europës, Donald Tusk, shuma e nxjerrë nga buxheti europian do të shkojë për UNHCR-në, në kampet e Jordanisë, Libanit dhe Turqisë dhe për Programin Ushqimor Botëror. Një javë më parë Tusk I kishtë bërë një kërkesë Bashkimit Europian, ku nënvizonte nevojën emergjente të Programit Ushqimor Botëror për fonde. Më tej në fjalën e tij pas takimit, Presidenti i Kërshillit të Europës Donald Tusk deklaroi se vala më e madhe e emigrantëve nuk ka ardhur ende, prandaj Europa duhet të marrë masat e duhura.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas