Te Fundit

Afera e CEZ, Meta: Hetim nga Amerikanët për mua e Berishën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:59 - 24/09/15 |
b.f

TIRANE- Kreu i Kuvendit Ilir Meta, emri i të cilit është përfolur si i përfshirë në aferën e CEZ ka kërkuar që çështja të hetohet nga të huajt, mundësisht nga amerikanët.

“Shtetet e Bashkuara të krijojnë një juridiksion të veçantë për prokurorët amerikanë, për zbardhjen e çështjes që i ka shkaktuar qindra milionë euro dëme shqiptarëve, dhe ku janë përmendur edhe figura politike shqiptare. Jam i sigurtë se edhe Berisha do t’i bashkohet kësaj çështjeje, nëse është i gatshëm t’i bashkohet luftës kundër korrupsionit. Çështja meriton hetim ndërkombëtar, e theksoj amerikan. Jo vetëm se SHBA janë të interesuar më shumë se të tjerët, sepse kjo ka të bëjë me standartet e NATO-s, por edhe se SHBA nuk kanë konflikt interesi në CEZ”. Kështu u shpreh Meta, teksa dilte nga dera e Komunutetit Mysliman, ku ishte për të uruar Kurban Bajramin.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas