Bota

Bashkëshorti humb jetën nga Covidi, nëna dhe fëmijët vetëvriten nga turpi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:34 - 21/08/20 |
el ida

Një grua dhe dy fëmijët e saj janë vetëvrarë pasi kryefamiljari, 52 vjeç, ndërroi jetë nga Covid-19.

Mësohet se shkak i vëtëflijimit të familjes indjane erdhi pasi ata ndiheshin të “poshtëruar” nga fqinjët dhe të afërmit që nuk ishin të pranishëm në ceremoninë mortore të njeriut të tyre të dashur.

Parimi Snuneetha, 50 vjeç, djali i saj, Narasaiah Phanikumar, 25 vjeç, dhe vajza 23-vjeçare Lakshmi Aparna, i dhanë fund jetës afër shtëpisë së tyre në Andhra Pradesh, në Indi.

Sipas “Times”, në Indi, në makinën e familjes u gjet një shënim pas vetëvrasjes, në të cilin shkruhej se ata ishin viktima të “stigmës sociale” që rrethon virusin.

Ajo që njihet si “stigma sociale” e koronavirusit në Indi ka bërë që shumë familje të vuajnë pasi janë braktisur nga të gjithë pas infektimit të ndonjë anëtari.

Muajin e kaluar, një nënë në Bengalin Perëndimor u përpoq të vriste veten dhe dy fëmijët e saj, pasi bashkëshorti vdiq nga koronavirusi. Familja u shpëtua nga fqinjët.

Ato që Kombet e Bashkuara i konsiderojnë si “frika, thashethemet dhe stigma” janë sfida kryesore për përballimin e virusit në të gjithë botën./Opinion.al

Pas